Sipas Bankës Botërore, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një model të ri rritje bazuar në produktivitet, investime, eksporte dhe një përqindje më të lartë të sektorit privat në ekonomi.
Në vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në reformat e financave publike dhe në rigjenerimin e rritjes ekonomike, por qytetarët e këtyre vendeve ende nuk po i ndiejnë përfitimet, tha Linda Van Gelder, Drejtorja e Vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë prezantimit të raportit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i Motorëve të Rritjes dhe Prosperitetit”.
Reformat dhe stabiliteti makroekonomik mund t’i ndihmojnë këto vende që të kenë rritje vjetore prej përafërsisht 5%, që do t’u mundësonte atyre arritjen e standardeve të BE-së në 20 vjet, u tha gjatë prezantimit.