Nga kredi 2 deri në 5 milionë dollarë që Banka Botërore jepte në vitet e para të tranzicionit, së fundi, vetëm një projekt financohet me mbi 100 milionë dollarë. Por bilanci i 81 projekteve me financim 2.4 miliardë dollarë në dy dekadat e fundit nuk i ka gjurmët e pastra. Miliona USD projekte të dështuara për shëndetësinë dhe menaxhimin e pronave, por histori suksesi në infrastrukturë dhe arsim. Ja rezultatet që pritet nga financimet 1.2 miliardë USD deri më 2019
Nga Blerina Hoxha
Lajmi se Banka Botërore ka miratuar programin 5 vjeçar 2015-2019, që pwrbwhet nga njw swrw kredish, me njw total prej 1.2 miliardë dollarë, shumë kjo gati e barabartë me gjysmën e kontributittëdy dekadavetë fundit ka habitur shumëkënd. Pse kaq shumë fonde?Kush i merr? Për çfarë do të përdoren dhe çfarë rezultatesh do të kenë? Rezultatet mbetenpër t’u parë,por2.4 miliardë dollarët që janë shpenzuar për 86 projekte që kur banka vendosi bashkëpunimin me Shqipërinë në fillim të viteve 1990 lënë për të dëshiruar.
Shuma e akorduar është sa 17% e PBB shqiptare, por shumë projekte kanë pasur finalizim jo të kënaqshëm, ose ka raste që kanë dështuar totalisht. Duke shmangur analizat dhe vlerësimet e jashtme, por duke marrë në konsideratëvlerësimin që vetë Banka ka dhënë për projektet e vetanë shumë raste shihen se punët nuk kanë ecur vaj. Kreditë miliona dollarë, nuk ia kanë arritur qëllimit dhe kjo jo gjithmonë për faj të Bankës, por edhe të strukturave të brendshme të Shqipërisë që kanë shpërdoruar dhe keqpërdorur shumë prej këtyre fondeve. Por edhe në këtë rast, medalja i ka dy anë.
Siç shihet nga bashkëpunimi 25-vjeçar, projektet që kanë pasur ecurinë më të mirëdhe që kanë marrë vlerësimin maksimaljanë ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe kontributet që kanë pasur huat nëndërtimin e rrugëve të reja. Por ecuria nuk ka qenë po kaq e kënaqshme në projektet për të drejtat e pronësisë dhe regjistrimin e pronës, disa projekte nëshëndetësi kanë dështuar sipas vlerësimeve tëvetë Bankës Botërore.
Mësohet se 7 projekte kanë dështuar totalisht. Shumica prej tyre nuk është se kanë synuar punë direkte, por më shumë në reforma strukturore dhe në asistencë teknike. Por rasti kulmor i dështimit është asistenca teknike për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHE).
Si këshilltari dhe nxitësi kryesor i privatizimit të OSHE, Banka Botërore duket se nuk ka marrë rezultatet e duhura nga procesi. Për shkak të menaxhimit të keq nga kompania çeke, CEZ që privatizoi OSHE, sistemi energjetik shqiptar trashëgon edhe sot një borxh spektakolar prej 1 miliard dollarësh, që shtriu efektet negative në të gjithëekonominë e vendit. Ndërsa qeverisë shqiptare i mbetet të shlyejë kreditë prej 78 milionë eurosh që BB dha për këtë proces.
Termocentrali i ri iVlorësështëdëshmia tjetër e “gjallë” se si një nga projektet më të mëdha të Bankës Botërore në vendin tonë ka dështuar dhe deri më sot nuk ka asnjëpërgjegjës. TEC i programuar për të nisur nga puna në vitin 2009, sot e kësaj dite mbetet një investim joefektiv, për shkak se kompania italiane“Mare inginiering Teknomont” ka lënë njëavari të rëndë në sistemin e ftohjes duke e bërë veprën jofunksionale. Kështu qeverisë shqiptare i mbetet vetëm të paguajëkëstet e kredisë.
Gjithashtu Banka Botërore ka parë dështime spektakolare në përmirësimin e standardeve tëshëndetësisë. Një projekt për ringritjen e sistemit tëshëndetësisëqëështë mbyllur në vitin 1998, me vlerë prej 17 milionë dollarësh, ka pasur rezultate krejtësisht jo të kënaqshme sipas vlerësimeve që vetë banka ka dhënë.
Po kështu, projekti i famshëm LAMP për menaxhimin dhe administrimin e tokës me vlerë 35 milionë USD ka pasur një rezultatjo shumë tëkënaqshëm dhe risku për rezultatin e tij në të ardhmen vlerësohet mjaft i lartë, sipas Bankës. Më pas, një sërë projektesh në arsim dhe në furnizimin me ujë kanë një vlerësim poshtë mesatares nga analiza që vetë Banka ka dhënë.
Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”do të shkruante se, projektet e Bankës Botërore për të përmirësuar kequshqyerjenkanë dështuar dhe në këtë rast, shembull tipik është Shqipëria.“Projektet e Bankës Botërore që kushtuan qindra milionë paund dhe kanë për qëllim ndërprerjene kequshqyerjes në mesin e fëmijëve në vendet në zhvillim kanë dështuar plotësisht për të bërë ndonjë ndryshim. ‘Save the Children’në Britaninë e Madhe pretendon se,Banka Botërore po vazhdon me projektet e kushtueshme,pavarësisht dështimeve nëShqipëri dhe Uganda”,- thuhet në një artikull të hershëm të”The Guardian”.
Nga ana tjetër, projektet e financuara nga Banka Botërore si diga, termocentrale, kanë zhvendosur 3.4 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre dhe tokat e tyre, ndër to edhe Shqipëria, sipas hulumtimit nga njëkonsorcium ndërkombëtargazetarësh hetimorë.
Vlerësimi që vetë Banka Botërore ka dhënë për disa nga projektet e saj
Projekti cilësi dhe barazi në arsim
Vlera 15.0 USD
I mbyllur më1 qershor 2006
Vlerësimi: Mesatarisht i kënaqshëm
Risku: Mesatar
Projekti i ujitjes
Statusi:Aktiv
Vlera: 45 milionë USD
Vlerësimi:Relativisht i kënaqshëm
Projekti: Menaxhimi i integruar i zonës bregdetare dhe pastrimit
Vlera: 17,50 milionë USD
I mbyllur
Mesatarisht i kënaqshëm
Projektipër rimëkëmbjen e shëndetësisë
Vlera: 17.0 milionë USD
Mbyllur më 12 maj 1998
Vlerësimi:Jo i kënaqshëm
Projekti: Privatizimi i OSSHE 2009
Vlera: 78 milionë USD
Statusi aktiv
Nuk ka vlerësim për projektin
Kredia 1.2 miliardë USD, ja rezultatet që priten
Bordi ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore aprovoi javën që shkoi Kuadrin e Partneritetit me Vendin (KPV) për Shqipërinë për vitet 2015-2019, i cili propozon një program huadhënieje deri në 1.2 miliardë dollarë gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Grupi i Bankës Botërore në marrëveshjen e re thotë se dotë thellojë mbështetjen për reformat në Shqipëri, të cilat synojnë vendosjen e qëndrueshmërisë makrofiskale, të nxisin rritjen e sektorit privat dhe një qeverisje të përgjegjshme.
Por gjashtë projektet e para që janë miratuar gjatë dy viteve të fundit përfshijnë një shumë prej 800 milionë dollarësh, shihet të jetë dhënë për reforma, strategji, mirëmenaxhim dhe asistencë teknike në tërësi.Punaështë se rezultatet e këtyre projekteve nuk janë shumë të kapshme për shtresat e varfra, për të cilat funksionon më së shumti Banka Botërore.
I tillëështë projekti për Financat Publike i miratuar në maj të vitit që shkoi. Ka kushtuar 120 milionë USD, me të cilat Banka Botërore ka hartuar Strategjinë e Menaxhimit Financiar 2014-2020. Strategjia tashmëe publikuar nga Ministria e Financave, riskon të implementohet për shkak të fondeve dhe burimeve njerëzore që duhen për implementimin, siç përcaktohet në vetë tekstin e strategjisë.
Rezultatet që Banka e Botërore pret nga zbatimi i strategjisë 2015-2019 nëpërmjet angazhimit të kredisë 1.2 mld USD
Objektivi 1a: Mbështetje për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale.
Synimi: Asnjë akumulim i detyrimeve të reja të prapambetura nga qeveria qendrore.
Objektivi 1b: Sigurimi i një administrimi më të fortë të investimeve publike në sektorin e transportit.
Synimi: Vlerësimi i të gjitha investimeve në sektorin e rrugës për vijueshmërinë ekonomike dhe sjelljen në përputhje me kuadrin e buxhetit afatmesëm.
Objektivi 1c: Mbështetje për rritjen e stabilitetit financiar.
Synimi: Ulja e kredive të këqija në 20%.
Objektivi: 2a Kontributi për një mjedis të përmirësuar biznesi.
Synimi: Distanca nga kufiri i renditjes në treguesin e të Bërit Biznes përmirësohet nga pozicioni 66 në 74.Numrii kompanive, sidomos në sektorët e orientuar nga eksporti, rritet me 3-5%.
Objektivi 2b: Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Synimi: Infrastrukturë kryesore operative për turizëm të qëndrueshëm në zonën bregdetare të Jugut.
Objektivi 2c: Mbështetje për rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe furnizimit me energji.
Synimi: Reduktimi i humbjeve në shpërndarjen e energjisë me 50%. Niveli i arkëtimeve nga konsumatorët e energjisë elektrike ruhet në një normë mesatare të qëndrueshme 90%.
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike nga aspekti i kërkesës arrin 20% të kërkesës neto.
Objektivi 2d: Ofrimi i regjistrimit të zgjeruar dhe përfshirës të tokës/pronës.
Synimi:Regjistrimi i 20% të pronave në sistemin dixhital të regjistrimit.
Objektivi 2: Kontribut për rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës.
Synimi: Sigurimi i shërbimeve të përmirësuara të ujitjes dhe kullimit për 35.000 hektarë. Praktika të qëndrueshme të menaxhimit të tokës, zbatuar në 7 500 hektarë sipërfaqe shtesë toke.
Objektivi 3a:Mbështetje për rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.
Synimi:Reduktimi me 15% i kohës që iu duhet qytetarëve për marrjen e shërbimeve të synuara administrative.
Objektivi 3b: Mbështetje për rritjen e barazisë dhe aksesit në shërbimet e mbrojtjes sociale.
Synimi:Rritja e mbulimit të popullsisë në Shqipëria solidare, nga 25% në 38%.
Objektivi 3c: Kontribut për rritjen e efikasitetit dhe marrjes së shërbimeve shëndetësore në sektorin spitalor.
Synimi:Reduktimi i përqindjes së të ardhurave që shkojnë për shpenzime shëndetësie nga xhepi për grupin më të varfër të popullsisë, nga 9% në 7%.
Objektivi 3d: Ofrimi i një mbulimi të përmirësuar me shërbime ujësjellësi dhe kanalizimesh.
Synimi: Sigurimi i lidhjes së furnizimit me ujë për 77 000 konsumatorëfamiljarë dhe kanalizime për shtëpi të reja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.