Të dhënat sugjerojnë se Portugalia do të jetë në gjendje ta sjellë deficitin e saj buxhetor nën 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të këtij viti dhe të dalë nga procedura e deficitit të tepruar të Bashkimit Evropian, referoi Banka e Portugalisë.
Deficiti i buxhetit të Portugalsië për vitin 2014 u rishikua së fundmi ndjeshëm më lartë, në 7.2 për qind të PBB-së, për shkak të kostos prej 4.9 miliardë euro (5.5 miliardë dollarë) të shpëtimit nga jashtë të Banco Espirito Santo vitin e kaluar.
Por buletini Ekonomik për tremujorin e Bankës së Portugalisë tha se vendi ende do të arrijë të reduktojë ndjeshëm deficitin e këtij viti.
Reduktimi i deficitit nën 3 për qind ka qenë synim i rëndësishëm për qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Pedro Passos Coelho. Qeveria fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme të dielën, por ka humbur shumicën e saj parlamentare.
Banka qendrore tha se Portugalia duhet të përmbushë angazhimet e saj buxhetore evropiane, duke paralajmëruar se ‘niveli aktual i borxhit publik si përqindje e PBB-së është një dobësi e fshehur e ekonomisë portugeze.’
Në buletinin e tetorit, Banka e Portugalisë ka ruajtur parashikimin e saj të rritjes ekonomike prej 1.7 për qind në vitin 2015, pas një zgjerimi prej 0.9 për qind në vitin 2014.