Ekonomia shqiptare po gjallërohet si pasojë e rritjes së kërkesës së brendshme që pritettë reflektohet në rritje ekonomike pozitive për tremujorin e tretë. Sipas raportit të politikës monetare të bankës qëndrore, “kërkesa agregate ka vazhduar të mbështetet nga rritja e konsumit familjar, e investimeve private, si dhe rritja e kërkesës së huaj në tremujorin e dytë. Të dhënat e deritanishme tregojnë se kërkesa agregate është rritur gjatë tremujorit të tretë, e mbështetur kryesisht ngarritja e kërkesës së brendshme ndërkohë qërritja e importeve pritet të sjellë një kontribut negativ të eksporteve neto edhe në këtë periudhë”.
Por, Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributi i sektorit publik llogaritet të ketë qenë negativ, duke reflektuar si kahun konsolidues të politikës fiskale ashtu dhe efektin bazë tëstimulittë lartë fiskal tëinjektuar në ekonomi në tremujorin e dytë të vitit 2013.
Banka raporton se rritja e konsumit privat ka mbështetur rritjen e kërkesë agregate në tremujorin e dytë, por ky kontribut është zvogëluar gjatë kësaj periudhe. Indeksi i tregtisë me pakicë u rrit 4.2% në tremujorin e dytë, ose rreth 1.5 pikë përqindje më pak se rritja e tremujorit të parë. Kjo rritje ka reflektuar kryesisht rritjen e shpenzimeve për mallra të përditshëm, dhe më pak rritjen e shpenzimeve për shërbime dhe për mallra të qëndrueshëm.
Banka e Shqipërisë konstaton se në vitet e fundit, është konstatuar një rritje e preferencës për konsumin e mallrave vendase kundrejt atyre të huaja. Bazuar në rezultatet e vrojtimit të konsumatorëve, raporti i konsumit të mallrave vendase ndaj atyre të huaja ka ardhur në rritje që nga fillimi i matjes së tij në vitin 2009.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.