Banka e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e fundit të këtij viti, ku diskutoi për raportin mujor të politikës monetare. Në këtë mbledhje merret dhe vendimi për normën bazë të interesit.
Banka qendrore njoftoi se e mbajti normën bazë të pandryshuar në 2.25%.
Një muaj më parë, institucioni monetar qendror uli normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje për të dymbëdhjetën herë që nga mesi i vitit 2011, kur filloi politikën monetare lehtësuese, në përpjekje për të nxitur ekonominë e ngadalësuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.