Banka Europiane e Investimeve pritet që të aprovojë kredinë në ditën e Samitit për të kujtuar përvjetorin e Marrëveshjes së Parisit.
Banka e Bashkimit Europian është vendosur nën presion për aprovimin e huasë 1.5 miliardë dollarë (1.3 miliardë paund) për gazsjellësin nga Azerbaxhani deri në Europën Perëndimore, ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, po organizonte samitin e ndryshimeve klimatike në Paris.
Aktivistët janë shprehur se Banka e Investimeve Europiane, që pritet të mbështesë Gazsjellësin Transadriatik TAP me një nga huatë më të mëdha ketë të martë, po vepronte kundër angazhimeve që ka marrë BE-ja ndaj ndryshimeve klimatike.
Banka është nxitur nga krerët e BE-së për klimën dhe energjinë për të miratuar kredinë pasi mbështetësit e projektit po hyjnë në një fazë të ndërtimit ku ju nevojitet kapitali vazhdueshëm dhe nevoja e sigurimit të fondeve është emergjente.
Pro kundërshtarët e planit thonë se miratimi i huasë në përvjetorin e dytë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit, do të ishte një fyerje për përpjekjet e Bashkimit Europian për të ulur emetimet e karbonit në atmosferë.
BE-ja, e cila e konsideron veten kampion për mbrojtjen e klimës, thjesht nuk mund të përballojë ushtrinë e saj financiare, Bankën Europiane të Investimeve, që mbështet elementë të korridorit jugor të gazit, tha Xavier Sol, drejtor i Counter Balance, një Organizatë Jo-Qeveritare e europiane.
Koha është e kufizuar për Macron-in, i cili ka thirrur një samit të posaçëm në Paris të martën për të diskutuar mënyrat e financimit të projekteve.
TAP është pjesa më perëndimore e korridorit jugor të gazit, ai përbëhet nga një seri tubash që transportojnë gaz nga Deti Kaspik në Europë.
Brukseli e mbështeti projektin thuajse një dekadë më parë, si një mënyrë për të ulur ndikimin e bllokut nga Rusia, i cili është furnizuesi më i madh i Europës me gaz.
Emri i firmave energjetikë që janë pas projektit kanë ndryshuar në vitet e fundit duke qenë se kompanitë kanë shitur dhe kanë blerë akionet e tyre. Aktualisht konsorciumi i BP, kompania azere e gazit Socar, kompania italiane Snam, kompania belge Fluxys, Spanjollja Enagas dhe kompania zvicerane Axpo.
Me qindra milje sipërfaqe tokë janë pastruar në Shqipëri dhe në Greqi për gazsjellësin, dhe rreth 2 mijë pemë ulliri në Itali janë zhvendosur përkohësisht për të mbështetur ndërtimit. Projekti thuhet se është përmbushur me 60 për qind dhe shpresohet që të furnizojë me gaz në 2020.
Ndërkohë që madhësia e huasë nga Banka Europiane e Investimeve është mjaft domethënëse për projektin, burimet nga industria kanë thënë se përfundimi i gazsjellësit nuk varet nga financimi.
Kritikët nuk janë fokusuar vetëm mbi ndikimin klimatik të gazsjellësit, por edhe mbi çështjet e të drejtave njerëzore në Azerbaxhan, vend prodhues i gazit.
“Dhënia huave të tillë, sidomos pas anëtarësimit të Azerbajxhanit në iniciativën e transparencës industrive nxjerrëse është pezulluar në mars për shkak të presionit të vazhdueshëm të qeverisë së tij për mediat dhe shoqërinë civile. Kjo do të thotë se BEI po bën një sy qorr për shkeljet e të drejtave të njeriut”, tha Sol.
Një zëdhënës i TAP tha: “Ka një arsyetim të fortë tregu për projektin tonë. Europa ka nevojë për burime të reja të gazit natyror për të përmbushur kërkesën e saj afatgjatë, për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të diversifikuar furnizimin me energji.
“Gazi – si lëndët djegëse fosile më e pastër – do të vazhdojë të luajë një rol kyç dhe strategjik në përzierjen e energjisë. Prandaj, ne mbetemi të sigurt se TAP do të sigurojë fonde të jashtme për projektin. ”
EIB tha se nuk mund të komentojë përpara mbledhjes së bordit të saj të martën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.