Banka Gjermane paralajmëron se do të ketë nevojë për reduktim më të madh të shpenzimeve pas rënies drastike në të ardhura prej tregjeve sfiduese dhe normave të ulta të interesit.
Nëse dobësia ekonomike vazhdon, ne duhet të jemi më ambiciozë për t’u ristrukturuar,- tha shefi ekzekutiv i bankës John Cryan. Ne nuk devijojmë nga vendimet e vështira vetëm për të rritur fitimit në periudhë afatshkurtër.
Cryan që mori drejtimin rreth një vit më parë, ka prezantuar një rinovim të thellë të bankës, duke ulur vendet punës, rinovuar teknologjinë e informacionit dhe duke pakësuar aktive jo-thelbësorë.
Në kontrast me simotrat Europiane, Banka Gjermane i mbetet besnike strategjisë së fokusimit në bankat e investimit, ku qasja e saj globale ka bërë që FMN ta cilësoi si më të rrezikuarën ndaj bankave.
Aksionet e huadhënësit më të madh gjerman ranë me 4.5%.
Cryan tha se Banka Gjermane ka bërë hapa para për sa i përket ristrukturimit, por investitorët dhe analistët shprehen se presin një fokus më të madh ndaj reduktimit të kostove si pasojë e rënies së ta ardhurave në disa biznese.
Analisti i JP Morgan shkruan se janë të zhgënjyer që Banka Gjermane nuk po rregullon kostot e synuara, duke marrë parasysh mjedisin me të ardhura të pakta.