Banka Ndërkombëtare Tregtare: Nuk lodhemi

27/03/2012 4:05 PM 0 komente

Ky është slogani që udhëheq veprimtarinë e Bankës Ndërkombëtare Tregtare. Pas ndryshimit të drejtuesit të saj, Banka Ndërkombëtare Tregtare synon të jetë agresive në treg. Në tremujorin e tretë të këtij viti banka do të jetë e gjitha e lidhur në sistem ˜on-line . Kjo do t i japë mundësi asaj të hapë menjëherë tri degë të tjera, gjë që do të jetë një realitet në fund të vitit ose në tremujorin e parë të vitit 2005. Gjithashtu, do të krijohet mundësia që shërbimet e specializuara si makinat e tërheqjes bankare ATM, ose veprimtaria bankare elektronike, shumë shpejt t i vihen në dispozicion klientëve të bankës. E njohur si Banka Malajziane, pasi aksioneri i saj ka qenë me origjinë prej malajzie, BNT u krijua më 1996 dhe filloi të funksionojë në 1997. Në fakt, BNT ishte e para bankë që hapi të gjitha dyert për shqiptarët pas krizës piramidale të vitit 1997. Kjo bankë hodhi në treg për herë të parë mjaft produkte të reja, të cilat nuk ishin hedhur më parë nga bankat e tjera të nivelit të dytë në Shqipëri. Që prej asaj kohe, banka ka rritur vëllimin e transaksioneve në mënyrë të vazhdueshme vit pas viti, duke shtuar numrin e klientëve dhe duke zgjeruar përditë e më tepër aktivitetin e saj. Ajo është pjesëtare e grupit ICB, i cili ka banka në 13 vende të tjera të Botës. Nga shkurti i vitit 2004 banka ndërroi strukturën e pronësisë, duke u shndërruar në një shoqëri ˜holding , e cila është e regjistruar në Zvicër.BNT është e angazhuar për të qenë e shkëlqyer në të gjitha fushat e veprimtarisë bankare dhe biznesit financiar që kërkon të ofrojë, krijojë dhe maksimizojë vlerën për të gjithë anëtarët, thotë drejtori i sapoemëruar, Ooi Kooi Keat.Si e konsideroni vitin 2003 për bankën tuaj? Do ta konsideroja, në përgjithësi, një vit pozitiv për bankën, pasi viti 2003 u karakterizua nga një rritje graduale e veprimtarisë së përgjithshme të bankës. Në tërësi, ka pasur rritje në të gjitha aktivitetet e saj, duke afruar në sportelet e bankës gjithnjë e më shumë klientë. Krahasuar me një vit më parë, totali i aktiveve të bankës në vitin 2003 u rrit me 12.1%, një rritje kjo që do ta quaja jo të vogël. Gjithashtu, ecuria pozitive e bankës është pasqyruar edhe në rritjen e depozitave, numrin e huave si dhe në të gjitha llojet e tjera të shërbimeve, që banka ofron aktualisht.Çfarë ecurie pati rezultati financiar i bankës?Rezultatet pozitive financiare të bankës kanë filluar të duken që para disa vitesh. Kështu, Banka ka siguruar fitime prej vitit 2001. Ky fitim ka ardhur vazhdimisht duke u rritur dhe në fund të vitit 2003 fitimi i arritur rezulton rreth 11 milion lekë ose rreth 25% më shumë sesa një vit më parë.Sa hua keni dhënë, në cilët sektorë është përqendruar huadhënia dhe cila është struktura e portofolit të huave?Banka jonë është një ndër bankat e para që ka ofruar kredi, madje është banka e parë e cila ka ofruar për klientët kredi për banesa dhe kredi për makina. Ashtu si aktivitetet e tjera të bankës edhe numri i kredive të akorduara ka ardhur duke u shtuar. Vetëm për vitin 2003 banka ka dhënë rreth 5 milion USD hua. Kreditë e akorduara kanë qenë kryesisht afatgjata për blerje banesash, kredi afatmesme për blerje makinash, si edhe hua të ndryshme për biznes.Duke pasur parasysh faktin se jeni e para bankë që keni ofruar hua për banesa, makina etj., si ka vijuar ky proces?Duke qenë se jemi pjesë e një Grupi Holding (ICB) me përvojë, prej fillimit të aktivitetit ne adoptuam politikat dhe mentalitetin tonë të financimit, që nis prej sektorëve ku rreziku i moskthimit ishte minimal. Huatë për banesa ishte produkti i parë që financuam. Duhet të theksoj se këto hua nuk kanë qenë kurrë problematike për bankën. Për më tepër, bashkëpunimi me shoqëritë, të cilat janë të autorizuara për blerje makinash si NOSHI dhe SAMCO i kanë dhënë bankës një mundësi të jetë promotorja e financimit të automobilave. Besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë më tej, duke i dhënë mundësi edhe shoqërive të tjera të bashkëpunojnë me ne.Çfarë gjejnë ndryshe ose më mirë klientët te banka juaj, krahasuar me bankat e tjera?Ne besojmë se klientët meritojnë më të mirën dhe për këtë arsye ofrojmë shërbimin me cilësinë më të lartë të mundshme dhe për çdo gjë që ofrojmë, ia rrisim vlerën. Kjo është ajo që unë mendoj se e dallon bankën tonë nga bankat e tjera.Si paraqitet ecuria e depozitave?Depozitat kanë ardhur vazhdimisht duke u rritur, duke treguar për një besim gjithnjë e më të madh të klientëve te banka jonë. Kështu gjatë vitit 2003, krahasuar me vitin 2002, banka ka një rritje të depozitave me rreth 35%, rritje e cila pa diskutim mendojmë se do të vazhdojë edhe më tej.A keni planifikuar ofrimin e shërbimeve të reja?Shërbimet e bankës vijnë vazhdimisht duke u përmirësuar dhe ne jemi të prirur drejt ofrimit të shërbimeve të reja për klientët. Tregu bankar shqiptar ka ende shumë vend për të futur në të shërbime të reja dhe për këtë arsye, shumë shpejt banka do të jetë e pranishme me një paketë të re financiare për klientët.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of