Banka polake Alior ka deklaruar të mërkurën se ka hyrë në bisedime në lidhje me Bankën Ndërkombëtare Austriake Raiffeisen mbi blerjen e degës së Bankës Raiffeisen në Poloni.
Më 21 shtator 2016, Banka Alior hyri zyrtarisht në negociata me Bankën Ndërkombëtare të Raiffeisen në lidhje me blerjen e degës kryesore të Raiffeisen në Poloni, -tha zëdhënësi i Bankës Alior.
Më herët të mërkurën, Banka polake PKO BP deklaroi se kishte hyrë në bisedime me blerjen e Raiffeisen leasing në Poloni.
Gjithashtu, edhe zëdhënësi i Raiffeisen konfirmoi bisedimet me bankat Alior dhe PKO.
Një burim tha për Reuters më herët në shtator se PKO dhe Alior Bank kanë paraqitur oferta për të blerë njësinë lokale të Raiffeisen Austri.