Rumania e ka lënë normën e saj bazë të interesit në një nivel të ulët rekord, duke i dhënë fund ciklit të lehtësimit pas pothuajse nëntë muajsh me inflacionin që është pozicionuar të përshpejtohet nga niveli më i ulët postkomunist në gjysmën e dytë të vitit.
“Banca Nationala” mbajti normën në 3.5%, sipas një deklarate referuar përmes postës elektronike, që përputhet me vlerësimet e 16 ekonomistëve në një sondazh të “Bloomberg”. Kërkesat e rezervës janë mbajtur në 12% për detyrimet financiare të leu (monedha e vendit) dhe 18% për ato në valutë të huaj.
Hartuesit e politikave janë fokusuar drejt inflacionit pasi reduktimet në çdo takim që nga korriku “fshinë” 1.75 pikë përqindje nga norma kryesore në përpjekje për të “përmbysur” tkurrjen e kreditimit dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Me rregullatorin që parashikon se shtimi i taksave do të rrisë inflacionin pas muajit qershor, treguesi referencë tanimë është “pozicionuar mirë”, – tha guvernatori i bankës qendrore, Mugur Isaresku, pas reduktimit prej çerek pike më 4 shkurt.
“Ne mbajmë objektivin tonë me qëllim që të ulim kërkesat minimale të rezervës minimale dhe t’i sjellim ato më pranë niveleve të BE-së, por ne nuk mund ta bënim këtë tani, sepse ka tepricë likuiditeti në tregun e parasë dhe po ashtu po perceptojmë se problemet financiare po intensifikohen”, -u tha gazetarëve Isaresku në Bukuresht, pas shpalljes së normës. “Bankat tregtare ende kanë hapësirë për të ulur normat e kredisë dhe unë mendoj se rritja e kreditimit do të përmirësohet në muajt e ardhshëm”. Banka qendrore po kërkon të mbajë rritjen e çmimit të konsumit mes 1.5 deri në 3.5% këtë vit. Ajo parashikon që norma e inflacionit në fund të vitit të jetë 3.5%, pas rënies në rreth 1% në tremujorin e parë që pasoi shkurtin prej 1.1%. Ekonomia u rrit 5.2% nga një vit më parë në tremujorin e katërt, me ritmin më të shpejtë që nga viti 2008, nxitur nga industria dhe bujqësia. Kreditimi ra në 218 miliardë lei (67 miliardë dollarë) në shkurt, 2% më poshtë nga një vit më parë, sipas të dhënave të bankës qendrore.
Kriza në Krime po ushtron ndikim të kufizuar në Rumani, sipas Isaresku
“Përkeqësimi ndaj perspektivës së inflacionit dhe shqetësimet se kjo situatë ka gjasa të shkaktojë shitje në monedhë nxitën Bankën Kombëtare të Rumanisë t’i japë fund ciklit të saj lehtësues”, – referoi William Jackson, ekonomist i tregjeve në zhvillim në “Capital Wconomics Ltd”. “Por, përveç rënies së mprehtë në lei, ne nuk mendojmë se hartuesit e politikave do të fillojnë të rrisin normat e interesit në një të ardhme të afërt”.