Vendimi i fundit i Bankës Qendrore rumune për të ngritur normën e interesit të depozitave është një tregues i lëvizjes së ardhshme për të shtrënguar politikën monetare, tha Liam Carson, një ekonomist në Capital Economics.
Më 7 nëntor, Banka Kombëtare e Rumanisë mbajti normën kryesore të politikës në 1,75%. Megjithatë, norma e depozitave u rrit nga 0.50% në 0.75%.
Ekonomisti Liam Carson tha më tej se në tremujorin e fundit pritet një rritje e mëtejshme e normës së interesit.
Deri kohët e fundit, sektori bankar kishte një tepricë të madhe të likuiditetit, që u pastrua nëpërmjet lehtësisë së depozitimit.
Si rezultat, normat ndërbankare ishin shumë më afër normës së depozitave sesa normës së politikës.
Por në fund të muajit shtator të këtij viti, qeveria kërkoi që ndërmarrjet shtetërore të transferonin dividentët e tyre në buxhetin e shtetit, duke reduktuar volumin e depozitave në sistemin bankar.
Norma ndërbankare njëjavore është rritur dhe tani ka shkuar në rreth 1.20%, theksoi z. Carson. Edhe pse kjo është mbi nivelin e depozitave, ajo është ende nën normën e politikës.