Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë vazhdojnë të ngrenë edhe më tej çmimet në disa shërbime bankare, çmime të cilat , në disa vende të tjera ofrohen falas.
Kështu, tarifat për shërbime bankare fillojnë nga 1 euro nëse je klient i bankës e shkojnë deri në 2 euro nëse nuk je klient i bankës në të cilën kryen shërbimet.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka një rritje të të ardhurave nga tarifat dhe komisionet prej 3,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan Zëri.
Sipas raportit mbi pasqyrën e të ardhurave të industrisë bankare, të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, të ardhurat nga tarifat dhe komisionet gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 (janar-mars 2014) kanë qenë 21.2 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015) kanë qenë 21.9 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.