Fehmi Mehmeti, ushtrues detyre i guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thotë se duke marrë parasysh trendin e uljes së normave të interesit në kredi, si dhe konkurrencën gjithnjë në rritje të sektorit bankar vlerësohet se bankat do të vazhdojnë të reflektojnë në uljen e mëtutjeshme të normave të interesit, ndonëse normat e tilla janë të krahasueshme me vendet tjera
Normat e interesit në kreditë që jepen nga sektori bankar do të vazhdojnë të ulen edhe më tej, pavarësisht se normat ekzistuese në Kosovë janë të krahasueshme me vendet tjera. Kështu ka deklaruar Fehmi Mehmeti, ushtrues detyre i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke shtuar se uljet e tilla të kamatave do të ndodhin duke marrë parasysh trendin e vazhdueshëm të uljes së normave të interesit, si dhe konkurrencën gjithnjë në rritje të sektorit bankar. Sipas tij, sektori bankar gjatë gjysmës së parë të këtij viti është karakterizuar me stabilitet të lartë, vazhdon të jetë likuid dhe profitabil. Ai ka bërë të ditur se shuma e përgjithshme e depozitave të qytetarëve në sektorin bankar ka arritur shumën prej 3.06 miliardë eurosh, mjete këto që, siç thotë ai, janë të sigurta./ Zeri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.