Normat e ulëta të interesit, trazira të tregut dhe ristrukturimit: kjo është e tepërt
Nëse ju mendoni se bankat amerikane janë duke kaluar një vit të vështirë, hidhini një sy në Europë. Çmimet e aksioneve të huadhënësve amerikanë, pasi morën veten nga rënia në mes të shkurtit, janë 6% më e ulët se sa në fillim të vitit 2016; ato europiane janë mbi 20% më poshtë. Pra kaq i mjerë ka qenë tremujori i parë sa që investitorët kanë duartrokitur shifrat që kaluan pritshmëritë e tmerrshme. Më 10 maj, Credit Suisse, një gjigant zviceran, raportoi një humbje të dytë të njëpasnjëshme, por u shpërblye me një ngritje 5% në aksionet e saj.
Bankat e Europës janë duke luftuar me një shtrëngim të trefishtë. Së pari, normat tejet të ulëta të interesit janë duke i dobësuar e duke lënë në dietë. Politikëbërësit monetarë argumentojnë se duke stimuluar ekonominë dhe kështu kërkesën për kredi, fitimi i shpejtë i tillë është i mirë për bankat. Për shumicën, ende jo. Commerzbank, e cila e quan veten si banka e kompanive gjermane, kërkon për kredi “të ndrydhura”: fitimi operativ i seksionit të saj ‘Mittelstand’ ra me më shumë se 40%, nga viti në vit, në tremujorin e parë.
Së dyti, parashikime të tjera kanë qenë gjithashtu jopozitive. Trazirat në treg në gjashtë javët e para të vitit goditën të ardhurat e investimeve bankare në të dy anët e Atlantikut. Europianët u ndodhën më keq; Rënia e Barclays me 4% pothuajse llogaritet si një triumf. Bankat europiane nuk janë në shkallën e amerikanëve, dhe kjo mund të jetë në disfavor për to. Huw van Steenis, një analist në Morgan Stanley, pret që këtë vit të ardhurat e tyre nga investimet bankare të bien me 12%, dy herë më shpejt sa ato të rivalëve të tyre amerikanë.
Paqëndrueshmëria e tregut uli të ardhurat e palidhura me interesat në bankat e nivelit të dytë gjithashtu. Me kursimet që fituan zero, europianët duhet të jenë të prirë për të blerë fonde me përfitim më të lartë. Kjo do të thoshte më shumë komision për bankat, të cilat në Europë janë shitës të mëdhenj të produkteve të investimeve. Por çmimet e paqëndrueshme të aksioneve i kanë vënë në pauzë. (Bankat amerikane, nga ana tjetër, mbështeten më shumë në fitime nga kredit-kartat dhe tarifat e llogarisë, kështu që nuk kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë).
Klientët e pasur kanë qenë aq të rezervuar sa ata me fonde modeste. Në tremujorin e parë UBS, banka më e madhe e Zvicrës, e cila disa vjet më parë reduktoi bankën e vet të investimeve për t’i përqendruar në menaxhim pasurish, mblodhi rreth 29 miliardë franga zvicerane (29.3 miliardë dollarë) fonde të reja, sasinë më të madhe për tetë vjet, shumica e saj nga klientët aziatike. Por për shkak se të pasurit kërkuan sigurinë e parave kesh, UBS nuk mblodhi tarifat e mira të transaksionit që vijnë me organizimin e portofolave. Fitimi para tatimit në seksionin e saj për menaxhim pasurish ra me 23%. Megjithatë, ndrydhja në të ardhura jo të lidhura me interesat pritet të lehtësohet, tani që tregjet janë më të qeta.
Shkaku i tretë i goditjes së bankave europiane është sinkronizimi i keq, shpesh për faj të tyre. Me të ardhura të ulëta dhe me rregullatorët që kërkojnë që bankat të ngrenë kapitalit e tyre, kontrolli i shpenzimeve ka rëndësi edhe më të madhe. Në thelb, duhet zgjidhur se në cilat biznese të qëndrojnë e nga cilat të largohen. Për fat të keq, vetëm tani vonë disa nga huadhënëset më të mëdha të Europës, prej liderëve të rinj, janë duke bërë një shkundje e pastrim, atë që bankat amerikane e kryen pas viteve të krizës financiare. Për të dy, investitorët dhe bankierëve, kjo po e bën 2016 ekstra të dhimbshme.
Deutsche Bank, banka më e madhe e Gjermanisë, do të heqë qafe Postbank, një biznes i nivelit të dytë që e bleu në vitin 2008 dhe kurrë nuk arriti ta integronte plotësisht, dhe gjithashtu është duke ristrukturuar bankën e saj të investimeve, që dikur ishte fenomenale. DB nuk do të paguajë divident për vitin 2016 dhe edhe pse mezi arriti të siguronte një fitim për tremujorin e parë prej 236 milionë € ($ 260 milionë), pret të mbulojë vetëm shpenzimet e të jetë pa fitim këtë vit.
Credit Suisse është më e goditura. Drejtori i saj, Tidjane Thiam, i ardhur nga sigurimet, po e drejton atë, si UBS, larg nga investimet bankare e më shumë në drejtim të menaxhimit të pasurisë, me interes të veçantë në Azi. Thiam ka bërë një fillim të pasigurt. Pas shpalljes së një rregulli strategjik, ai e provoi për herë të dytë në mars, duke përshpejtuar shkarkimin e bankierëve të investimeve dhe të produkteve me risk të lartë, që fillimisht kishte planifikuar për t’i mbajtur. Në drejtimin e tij, çmimi i aksioneve ka rënë me më shumë se 40%. Ato u ngritën javën e kaluar pjesërisht për shkak se shkarkimet u bënë përpara afatit të deklaruar. Kursimi ka qenë një fjalë e keqe në sektorin bankar. Tani nuk është më.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.