Inspektimi i pashembullt i Bankës Qendrore Evropiane ndaj regjitrave të huadhënësve do të ndihmojë ti jap fund rënies së kredidhënies që ka shqetësuar Evropën jugore për vite me radhë, thanë drejtuesit në disa nga bankat më të mëdha të rajonit.
Presidenti BQE-së, Mario Draghi po përdor rishikimin njëvjeçar për të rikthyer besimin në sistemin financiar përpara se të marrë përsipër mbikëqyrjen bankare në nëntor. BQE ka studiuar llogaritë e rreth 130 huadhënësve më të mëdhenj të eurozonës për të zbuluar kreditë e këqija dhe për të siguruar që ato kanë kapital të mjaftueshëm për të përballuar goditje ekonomike. Rezultatet do të publikohen në 26 tetor.
Draghi tha për ligjvënësit në Bruksel muajin e kaluar se ndërsa ushtrimi i BQE-së ka të ngjarë të kete përkeqësuar tkurrjet e kreditit të Evropës teksa firmat përgatiten për teste, bankat do të jenë në gjendje më mirë për të rritur kreditimin kur të përfundojë ‘pastrimi’. Përmirësimi në kreditim, sidomos në Evropën jugore, është vendimtar në parandalimin e recesionit të tretë të eurozonës që nga viti 2008.