Bankat tregtare të Gjermanisë i bënë thirrje rregullatorëve të premten që të sqarojnë shpejt nëse ata janë në gjendje të ‘emetojnë’miliarda euro në obligacione për të përmbushur kërkesat e reja të kapitalit që synon të pengojë dëmet e shkaktuara nga krizat e ardhshme financiare.
Huadhënësit gjermanë janë ende duke pritur për një ‘dritë jeshile’ nga autoritetet kombëtare përpara se të emetojnë obligacionet, ndërsa rivalët e huaj janë një hap përpara për të ‘shfrytëzuar’ investitorët të mbështesin rezervat e tyre të sigurisë së kapitalit në mënyrë që të përmbushin standardet më të ashpra bankare ndërkombëtare të njohura si Basel III.
Në mesin e huadhënësve, vetëm Deutsche Bank planifikon të emetojë 5 miliard euro në obligacione deri në fund të vitit 2015.
Të paktën tre banka gjermane kanë kërkuar zyrtarisht rregullatorët për sqarim, thanë burimet financiare.