Bankat duke filluar nga Deutsche Bank Age deri tek Barclays Plc (BARC) kundërshtuan propozimet ndaj riorganizimit të rregullave të kapitalit botërorë për borxhin e mbështetur nga aktivet, duke thënë se ato rrezikojnë ‘bllokimin’e letrave me vlerë ndërkohë që përballen me përpjekjet për të rritur kreditimin e bizneseve.
Propozimet nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare do të ishin aq të vështira për disa emetime të letrave me vlerë sa që bankat do shmangnin investimet në borxh, sipas përgjigjeve të konsultimit të publikuara në faqen e internetit të grupit.
Rregullatorët e Basel kanë luftuar fort rreth mënyrës së përcaktimit të rregullave të kapitalit për borxhin e mbështetur nga asetet që nga kolapsi i tregut në prag të falimentimit të Lehman Brothers Holdings Inc në vitin 2008. Ndërsa grupi i Bazelit është fokusuar për të siguruar se bankat kanë kapital të mjaftueshëm për të mbuluar rreziqet nga zotërimet e tyre, autoritetet e tjera janë përqendruar rreth mënyrave të‘rigjallërimit’ të emetimit të letrave me vlerë me cilësi të lartë.
Propozimet e Komitetit të Bazelit të publikuara në dhjetor do të kufizojnë aftësinë e bankave për të minimizuar kapitalin që ato duhet ta disponojnë me qëllim absorbimin e humbjeve të borxhit të mbështetur në aktive. Grupi ka thënë se rregullat do të jenë ‘më të rrepta se sa janë në kuadrin ekzistues.’