Bankat kryesore të Bullgarisë mund të përballen me kërkesën për të shpëtuar depozituesit e bankës së falimentuar tregtare, Corporate Commercial Bank pas një përplasje mes dy partive kryesore të Bullgarisë mbi temën që rezultoi në bllokimin e kuorumit plenare dje, referuan burime konfidenciale për Standart. Ideja është që bankat e tjera duhet të paguajnë shumat e depozituara dhe më pas të presin për tu rimbursuar nga ‘kasaforta’ e bankës. Opsioni u diskutua në një takim në mes një bankieri të lartë dhe politikanëve.
Nëse ligji i shpëtimit për CCB nuk miratohet, ka të ngjarë që hapja e ‘thesit’ të parave te saj do të shtyhet sërish: në vend të datës së planifikuar fillimisht në 21 shtator me shumë gjasa rreth 15– 20 tetorit. Bankat e tjera të mëdha e kanë bëre të qartë që më parë se ato kanë likuiditet shumë të mirë dhe se nuk do të përbënte ndonjë problem për to që të përmbushnin nevojat e depozituesve të CCB.
Megjithatë, nëse zgjidhet ky opsion, ka të ngjarë që normat e larta të interesit të CCB-së nuk do të transferohen.