Bankat tregtare kanë rritur me tej përqendrimin e investimeve ne mbajtjen e borxhit të qeverisë, teksa individët po tregohen me skeptikë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë vitit të kaluar bankat mbajtën 60.96 për qind të borxhit të brendshëm të qeverisë, me një rritje 0.63 pikë përqindje në krahasim me një vit më 2016.
Në të kundërt të bankave, individët dhe Banka e Shqipërisë kanë ulur pozicionin në këto investime. Pesha e individëve në mbajtjen e borxhit ra në 14.86 % të totalit nga 15.07 për qind që ishte në vitin 2016. Normat ulëta të interesit në depozitat bankare dhe në letrat me vlerë të qeverisë ka spostuar prirjet e individëve në alternativa të tjera me fitimprurëse.
Vitin e kaluar norma mesatare e interesit që qeveria dha për borxhin shënoi ulje me 0.4 pikë përqindje, teksa individët zgjodhën si alternativë fondet e investimit, të cilat vijuan të zgjerohen edhe vitin e kaluar.
Gjithashtu Banka e Shqipërisë uli dukshëm pozicionin në mbajtjen e borxhit të qeverisë. Banka Qendrore mbajti 7.94 për qind të portofolit në raport me 9.28 për qind që kishte me 2016, duke shënuar ulje me 1.34 përqindje brenda një viti.
Institucionet financiare jo banka mbajtën vitin e kaluar të 16.24 % të borxhit të qeverisë me një rritje 0.92 %.
Të dhënat tregojnë për një rritje të peshës së sektorit financiar në borxhin e qeverisë, tendence kjo që po stimulohet nga politikat shtrënguese të bankave për të dhënë kredi.
Qeveria shqiptare sakaq ka rritur ekspozimin e borxhit ndaj bankave tregtare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.