Krijimi i një banke investive do të mundësonte zhvillim ekonomik në Kosovë e po ashtu kjo do të realizohej me futjen në treg mjetet të cilat janë jashtë vendit.
Në Kosovë bankat nuk janë konkurrente sepse aplikojnë norma të interes të ngjashme të kredive, kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPres, Emanuel Bajra njohës i sistemit bankar, njëherazi punonjës në një nga bankat më të mëdha në Londër , “B-Capital”. Sipas tij bankat mund të ndihmojnë edhe në rritje ekonomike , zbutje e papunësisë.
Përderisa ka thënë se për rregullimin e konkurrueshëmrisë të bankave, Kosovës i nevojitet një institucion rregullativ.
Ai shton se në Kosovë nuk ka nivel të kënaqshëm të konkurueshmërisë mes bankave.
Ndërsa sa i përket aplikimit të normave të larat të kredive në vend, sipas tij ka disporpocion të madh mes kërkesës dhe normës së interesit.
Arsyeja pse ka kamata të larta sipas tij është se Kosova ka mungesë të një institucioni rregullativ.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.