Pamja e jashtme e shumë njerëzve të botës së financës, veçanërisht asaj bankare, është bërë objekt studimi nga rrjeti social amerikan Hinge, në bashkëpunim me rrjetin e lajmeve ekonomike. “Pasqyrë o pasqyrë magjike, kush është më i bukuri në botë?”, – kjo është pyetja e ngritur në ueb, si një paralelizëm me atë të përrallës së Borëbardhës. E në bazë të sondazheve, më tërheqësit u vlerësuan bankierët e bankës amerikane Goldman Sachs nga të paktën 15.8% e pjesëmarrësve.
Ndjekin në renditje, në vendin e dytë, bankierët e britanikes “Barclays me 15% të anketuesve. Ndërsa në vendin e tretë janë ata të zviceranes Ubs me 14.8% të përgjigjeve të anketuesve. Duke qenë se rrjeti social Hinge është amerikan duhet thënë se mes “armiqve” të shtrigës së Borëbardhës figurojnë edhe personazhet e njohur të Wall Street”. E, në fakt, Barclays e Ubs janë të vetmet banka joamerikane që citohen nga sondazhi. “Duhet të tregohet kujdes, pasi shumë pak përdorues të Hinge rezultojnë se punojnë në institute të tjera të mëdha, si Crédit Suisse, Hsbc e Wells Fargo”, thotë Karen Fein, drejtuese e marketingut e rrjetit social. Pavarësisht nga rezultatet, realizimi i këtij sondazhi ka shkaktuar reagime në ambientet financiare. Rezultatet kanë bërë bujë veçanërisht në Zvicër, ku mes të preferuarve është edhe një bukurosh, siç është 53-vjeçari Sergio Ermotti, Ceo-ja i Ubs, i cili me pamjen prej latini dhe flokët kaçurrela duket sikur ka dalë nga ndonjë telenovelë latine. Ermotti, i cili bie në sy për elegancën e jashtëzakonshme, është edhe në listën e personazheve më seksi të Wall Street, të realizuar nga Businessinsider. Me pak fjalë, ata të cilët gjatë krizës financiare duhet të ecnin “anës murrit”, sepse konsideroheshin si “peshkaqenë” pa skrupuj, sot fare mirë mund të marrin pjesë në një sfilatë mode dhe të duartrokiten. A thua të jetë e njëjta magjepsje si ajo e Michael Douglas (Gordon Gekko) në filmin “Wall Street” të Oliver Stone?