Bankierët qendrorë reduktuan zotërimet e rezerves të tyre të euros në nivelin më të ulët në 12-vjet tremujorin e fundit, dhe ka të ngjarë të priten të tjera reduktime.
Pjesa e monedhës së përbashkët e zotërimeve globale ra në 22.2 për qind në tremujorin e katërt, shifra më e vogël që nga qershori 2002, sikundër treguan të dhënat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar . Zoterimet në euro të mbajtura nga bankat qëndrore në mbarë botën kanë rënë në 1.35 trilion nga 1.4 trilion që shënonin në tremujorin e tretë.
Rënia në zotërime vjen teksa Banka Qendrore Evropiane po aplikon nxitje të pa-pecedent monetare në mbështetje të ekonomisë, duke dobësuar vlerën e monedhës me përmbytjen e tregut me euro të reja. Parashikohen të tjera humbje teksa rruga e BQE-së devijon nga ajo e Rezervës Federale të SHBA-së, e cila po debaton mbi rritjen e parë të normës që nga viti 2006.
Dollari amerikan, me 3.8 trilion dollarë, përfaqësoi përqindjen më të madhe të totalit prej 6.1 trilion dollarë të rezervave të alokuara në 62.9 për qind, me ritmet më të shpejta që nga viti 2009. Jen ishte monedha e tretë më e lartë në zotërime, në 4 përqind, pasuar nga paund, në 3.8 përqind.