Barça, skuadra me vlerën më të lartë në Champions League 2018 / 19

18/09/2018 6:40 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Rinis Champions League 2018 /19 dhe Real Madrid do të përpiqet të ngrejë për vitin e katërt radhazi trofeun, kësaj here pa Ronaldon.

Konkurrenca është e madhe: formati i këtij viti parashikon pjesëmarrjen e katër klubeve që vijnë nga katër kampionatet kryesore në Europë, gjë që do të thotë gjysma e klubeve të kualifikuara në fazën finale.

Në këtë analizë do të përdoren vlerësimet e çdo skuadre nga Transfermarkt (më në detaje në tabelën e realizuar nga KPMG) për të kuptuar se sa e madhe është konkurrenca dhe se cila skuadër do të ketë një rrugëtim më pak të dhimbshëm drejt finales së Wanda Metropolitano.

Vlera e skuadrave të Champions League 2018 – 2019, Barcelona në krye me 1,14 miliardë

E nisim nga faza e grupeve, Grupi B, ku Barcelona do të përballet me Tottenham, PSV dhe Inter. Totali është 2.661 mld euro të ndarë: Barcelona 1.140 miliardë, Tottenham 835 mln, PSV 128 mln dhe Inter 558 mln. Siç shihet, skuadra e Ernesto Valverde e nis si favorite e padiskutueshme duke pasur në dispozicion skuadrën me vlerën më të pasur teknikisht në këtë kompeticion.

Në Grupin H, vlera totale është 2.118 mld euro dhe në vend të parë është Manchester United me 855 milionë. Në vend të dytë Juventus, me vlerë 768 mln euro. Në vend të tretë, Valencia, 427 mln; grupi mbyllet me Young Boys, ku vlera e të gjithë lojtarëve shkon në 67 mln euro.

Në Grupin C, vlera totale e gjithë skuadrave është 2.202 mld euro. Vlera e skuadrës së PSG është 802 mln euro; ish -skuadra finaliste, Liverpool, vlen 876 mln, Napoli 489 mln euro dhe në fund Crvena Zvezda, 35 mln euro.

Në Grupin G, Real Madrid është skuadra me vlerën më të lartë, ku trajneri Julen Lopetegui ka në dispozicion 981 mln euro. Në vend të dytë, Roma, me thuajse një të tretën e vlerës së Real Madrid, 271 mln euro, por me mjaft distancë nga CSKA Moska, e treta në fazën e grupeve me 84 mln euro dhe në fund Viktoria Plzen, 31 mln euro.

Grupi G është ai që vlen më pak, “vetëm”, 507 milionë euro. Porto dhe Schalke 04 kanë një diferencë prej vetëm 10 milionësh, 246 kundër 256 mln euro, ndërsa diferenca mes Lokomotiv Moska dhe Galatasaray është 15 mln, 110 milionë kundër 95 mln. Më shumë mundësi për ta kaluar fazën e grupeve kanë skuadra portugeze dhe ajo gjermane.

Spektakli është i garantuar nga lojtarët me një cilësi më të lartë loje dhe ata veshin fanellat e skuadrave më të pasura, të cilat janë ato që fitojnë më shpesh. Por nëse imagjinata na çon në një Champions League me tetë grupe, ku konkurrenca është e ngjashme me atë të grupit D këtë vit, a do të merrte më shumë peshë vlera e turneut.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of