Barça synon 1 mld euro të ardhura nëpërmjet transferimeve, merchandising dhe të drejtave televizive

03/10/2018 3:04 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

E konvertuar në dollarë, Barcelona është sot klubi i parë sportiv në botë që ka kapërcyer kufirin prej 1 miliardësh në të ardhura, për të qenë më të saktë, 1.05 miliardë dollarë në sezonin 2017/18. Megjithatë, klubi synon ta kapërcejë këtë shifër edhe në euro, brenda sezonit 2020/21.

Si mund të arrihet ky objektiv, tashmë gjithnjë e më pranë, duke marrë në konsideratë që në parashikimin e buxhetit për 2018/19 flitet për 960 milionë të ardhura? Palco23 shpjegon se për këtë do të shërbejnë edhe transferimet e lojtarëve. Rritja e shpenzimeve për lojtarët e skuadrës, ka detyruar Barcelonën që të rishikojë strategjinë e saj.

Shitja e Neymar ka rritur të ardhurat, por po aq shpejt edhe shpenzimet. Falë fitimeve më të larta, Barcelona ka investuar më shumë në lojtarët e skuadrës, duke rritur pagat dhe amortizimin në një nivel i konsideruar i tepruar edhe nga vetë shoqëria. Shpenzimet kanë arritur një tavan të rëndësishëm, por për t’i ruajtur në nivele të qëndrueshme nevojiten fitime më të larta. Dhe ndër armët kryesore, në pritje të Espai Barça dhe stadiumit të ri Camp Nou, protagoniste bëhen edhe transferimet e lojtarëve.

“Transferimet duhet të jenë gjithnjë e më të shpeshta” – shpjegoi Ceo i klubit të Barcelonës, Oscar Grau – për Palco23.
Jo vetëm transferimet, pasi edhe në dy sektorë të tjerë Barcelona synon një rritje cilësie, për të mos pasur ndikim negativ nga transferimet e munguara në vitin e kaluar.

Së pari, fitimet nga të drejtat televizive të UEFA, duke marrë në konsideratë edhe formatin e ri të Champions League. Në sezonin 2018/19 parashikohen të arkëtohen 267 milionë euro, 44 milionë më shumë krahasuar me sezonin 2018/18.

Sa i përket merchandising dhe marketingut, Barcelona vlerëson të arkëtojë 100 milionë euro më shumë. Qershorin e vitit të kaluar, klubi rishikoi marrëveshjen me Nike, duke vendosur menaxhim drejtpërdrejtë të merchandising nëpërmjet shoqërisë Barça Licensing dhe Merchandising (BLM). Mendohet se kjo lëvizje do të sjellë fitime të konsiderueshme krahasuar me të kaluarën.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of