Ekipi Barcelonës nxjerr raportin financiar vjetor me të dhëna rekord me mbi 700 milionë dollarë të ardhura për sezonin 2013-2014. Barcelona ka trefishuar të ardhurat në dekadën e fundit, pasi ka fituar tri herë kupën e Kampioneve (Champions Leagues) dhe fitimi katër herë radhas të topit të artë nga Lionel Messi. Kontratat tregtare dhe sponsorizuese janë duke mbushur arkat e klubit.
Ekipe si Barcelona kanë sponsor të mëdhenj rajonal dhe ndërkombëtar në të gjithë botën. Disa nga sponsorët më të njohur me të cilët ka lidhur partneritet ekipi janë Audi, Qatar Airways dhe Nike. “Ndihemi më të fuqishëm dhe kemi prezencë më të madhe rreth e qark botës, krahasuar me 4 vjet më parë”,- thotë Javier Faus zëvendës Presidenti i Ekonomisë i ekipit të Barcelonës.
Dy tregje ku ka mangësi prezence dhe asnjë partneritet janë Rusia dhe Brazili. Blerja e Naymar vitin e kaluar në vlerën 124 milionë dollarë nga ekipi brazilian i Santos mendohet të jetë asi ndër mëngë për Brazilin. Ndërsa për Rusinë do përdoret fama dhe reputacioni i fituesit të katër herë topit të artë, Messi-t.
Ekipi i Barcelonës renditet si ekipi i dytë më i pasur në botë me vlerë 3.2 bilionë dollarë, në ndjekje të Real Madrid-it, i cili ka një vlerë prej 3.4 bilionë dollarë. Së fundmi, drejtuesit e ekipit kanë aprovuar dhe një fond prej 800 milionë dollarë për rinovimin e stadiumit “Camp Nou”, i cili do të ketë një kapacitet me 5000 vende më shumë dhe një çati të re. Rinovimi mendohet të mbarojë në 2021 ku stadiumi do të numërojë 105,000 vende.