Barcelona, Antoine Griezmann favorit për të zëvendësuar Neymar. Por, klauzola e tij dyfishohet

01/08/2017 5:11 PM 0 komente

Barcelona është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Neymar. Duke qenë se braziliani është shumë pranë kalimit te Paris SG, zyrtarizimi është çështje ditësh. Katalanasit do të përfitojnë 222 milionë euro nga ky transferim ose thënë ndryshe klauzolën e plotë të yllit brazilian.

Tashmë blaugranat po mendojnë se cili do të ishte zëvendësuesi ideal i Neymar.

Emrat e përfolur janë të shumtë. Duke filluar nga braziliani Coutinho i Liverpool (anglezët kanë refuzuar një ofertë 100 milionë euro), për të vazhduar me Dybala, Hazard, Dele Alli etj.

Por emri më i lakuar i ditëve të fundit është francezi Antoine Griezmann. Futbollisti i Atletico Madrid ka rinovuar me Colchoneros vitin e shkuar dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh. Një shifër që Barcelona është e gatshme ta paguajë menjëherë.

Por mesa duket, nuk është kaq e thjeshtë. Në kontratën e re të Griezmann, e firmosur në 2016-n, parashikohet që këtë verë klauzola dyfishohet duke shkuar në 200 milionë euro.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz