Katër herë kampion i Evropës, Barcelona dakordoi propozimin për të ndarë të ardhurat televizive të ligës së futbollit spanjoll në mënyrë më të barabartë mes ekipeve më të vogla, referuan dy persona me njohuri të drejtpërdrejtë të situatës.
Sipas planit, Barcelona dhe Real Madrid do të marrin jo më shumë se katër herë sa ekipi i paguar më pak i La Liga për sezonin 2016-7, thaë personat, të cilët kanë kërkuar të mos identifikohen, sepse diskutimet janë konfidenciale. Të dy klubet më të mëdha aktualisht sigurojnë secili rreth 135milion euro (172 milion dollarë) nga kompania e prodhimit televiziv Mediapro, përeth 6.5 herë sa shifra më e vogël e 20 skuadrave.
Një zyrtar i Real Madrid, i cili foli në kushte anonimiteti në përputhje me politikat e klubit, tha se ekipi dëshiron më shumë kohë për të diskutuar mbi mënyrën e rritjes dhe ndarjes së të ardhurave televizive. Zëdhënësi i Barcelona, Chemi Teres refuzoi të komentojë mbi bisedimet.
Liga, e cila dëshiron ta bëjë kampionatin më konkurrues, po synon të inkorporojë propozimin në legjislacion deri në fund të vitit. Real Madrid, kampioni aktual evropian, dhe Barcelona kanë fituar nëntë nga 10 titujt e fundit të La Liga. Plani ka të ngjarë të shohë që të ardhurat e tyre të transmetimit të mbeten të pandryshuara mes dy dhe katër viteve teksa ekipet më të vogla kapërcejnë disa prej hendekut të të ardhurave, sipas personave.
Klubet spanjolle po negociojnë aktualisht individualisht të drejtat televizive. Sipas propozimit të tij, liga do i shesë të drejtat kolektivisht dhe do të shpërndarjë të ardhura të kombinuara, aktualisht rreth 800 milionë euro.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez tha në 8 shtator se nuk është e qartë në qoftë se modeli është zgjidhja më e mirë për La Liga. Ai shtoi se çështja e vërtetë ishte se si të sigurojnë më shumë para për çdo ekip, sepse ‘diferenca’ me Premier League angleze ishte ‘joproporcionale’.
Klubet e Premier League sezonin e kaluar grumbulluan 1.56 miliard euro (2.5 miliard dollarë ) para transmetimi, më shumë se dy herë se ekipet spanjolle.
Kampioni anglez Manchester City siguroi 96.6 miliom paund të ardhura televizive sezonin e kaluar, rreth 1.5 herë nga çfarë fitoi Cardiff me të ardhurat më të ulëta, sipas faqes së internetit të ligës.