FC Barcelona ka nënshkruar një partneritet strategjik me IMG, që pozicionon firmën e menaxhimit sportiv të përfaqësojë ekskluzivisht interesat komerciale të gjigandit spanjollë në Kinë.
Marrëveshja mbulon marketingun dhe strategjinë e markës, sponsorizimet, aleancat dhe udhëtimin dhe do të forcojë prezencën e klubit në tregun kinez, si nga pikëpamja sasiore ashtu dhe nga ajo cilësore. Barcelona tashmë përfaqësohet me një zyrë në tregun e Azi-Paqësorit me bazë në Hong Kong.
Përveç website kinez të Klubit (http //fcbarcelona.qq.com/), FC Barcelona aktualisht ndan një prani të fortë në Kinë nëpërmjet tre rrjeteve më të mëdha sociale të vendit ËeChat, Tencent dhe Sina Ëeibo.
Në qershor të vitit 2014, klubi dhe shitësi elektronik kinez me pakicë Suning nënshkruan një marrëveshje zyrtare sponsorizimi me të cilën ‘zinxhiri’ u bë sponsori i parë zyrtar kinez i klubit.
Ignacio Mestre, CEO i FC Barcelona deklaron: ’Ne jemi të impresionuar nga puna që IMG ka bërë për zhvillimin e futbollit në Kinë. Ai është partneri i përkryer për një marrëdhënie strategjike.
“Kina është një vend shumë i rëndësishëm për ne që të krijojmë kontakte me tifozët tanë dhe të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, dhe është e domosdoshme që ne të punojmë me një kompani që e kupton tregun kinez dhe ka një histori suksesi me të. ‘
Robbie Henhman, SVP, Shef i IMG per Azi Paqësor shprehet se: ‘FC Barcelona është një klub ikon i futbollit me një histori të pasur në futbollin botëror. Ne jemi shumë të ngazëllyer me idenë qe do të punojme me klubin në Kinë.