Barra e taksave për mjedisin në rritje,  shqiptarët paguan 380 milionë euro

11/07/2018 11:41 AM 0 komente

Shqiptarët kanë paguar në vitin 2016,  48 miliardë lekë apo rreth 380 milionë euro (1 euro=126 lekë) si taksa të dedikuara për mjedisin. Shifra bëhet e ditur nga një raport i fundit i Institutit të Statistikave lidhur me taksat e mjedisit. Sipas këtij raporti taksat e mbledhura në këtë grup pësuan rritje me rritje me 8,64 % krahasuar me vitin 2015, ndikuar kjo kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e transportit.

“Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2016, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 51,36 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 44,67 %, taksat e ndotjes me 3,93 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,03 %” vlerëson INSTAT.

I njëjti raport detajon se në vitin 2016, krahasuar më një vit më parë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 10,84 %, të ardhurat nga taksat e energjisë dhe taksat e ndotjes janë rritur me 7,05 % dhe 5,49 %, ndërkohë të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore janë ulur me 14,33 %.

“Në 2016, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj PBB është 3,24 %, duke pësuar një rritje me 0,17 %, krahasuar me 2015. Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2016, përbëjnë 12,92 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0,07 % krahasuar me 2015” thuhet në njoftimin e INSTAT.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz