Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministeriale “Shëndeti në Rajonin e Mesdheut” të organizuar më 27 dhe 28 tetor në Romë nga ministria italiane e Shëndetësisë dhe BE.
z. Beqaj zhvilloi një takim pune me ministren italiane të Shëndetësisë, znj. Beatrice Lorenzin, në të cilin të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që brenda pranverës së ardhshme, të dy vendet të nënshkruajnë një protokoll të ri bashkëpunimi në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke ri-vendosur protokollin e mëparshëm pesë-vjecar të nënshkruar në 2007.
Ministri Beqaj pati mundësinë të takohet edhe me z. Alessandro Nanni Costa, Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Transplanteve të Italisë, ku u ra dakord për të bashkëpunuar për ngritjen e kapaciteteve të një qendreje transplantesh në Shqipëri.
Në takimin edhe me kreun e Drejtorisë së Shëndetit KE, z. John F. Ryan u ra dakord që të intensifikohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në fushën e sektorit të kujdesit shëndetësor ndërmjet Komisionit Evropian dhe Shqipërisë,
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.