Në Tiranë, vetëm gjate tre muajve të fundit janë vendosur 120 gjoba kundrejt subjekteve që kanë hedhur mbetje në vende publike në vlerë që arrijnë deri në maksimumi 20 mijë lekë. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku gjatë një takimi me shoqatat ambientaliste tha se do të kërkohet të rishikohet legjislacioni, me qëllim rritjen e nivelit të gjobave, për hedhjen e mbetjeve të ngurta, në ambiente publike.
Sipas saj, Bashkia e Tiranës po merr masa, sa i përket menaxhimit të integruar të mbetjeve. “Ne do të propozojmë një vend-grumbullim të diferencuar dhe në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare Financiare do të përgatisim e planin e biznesit dhe termat konçensionarë, për ta parë të integruar të gjithë procesin e menaxhimit të mbetjeve, që nga grumbullimi e deri në depozitimin dhe trajtimin e tyre, sigurisht me objektiv kryesor, shërbimin sa më të mirë ndaj qytetarëve, eliminimin dhe minimizimin e të gjithë ndotjeve në mjedis nga njëra anë por nga ana tjetër edhe krijimin e një sistemi të integruar, për të ofruar një shërbim sa më të mirë”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.