Duke filluar nga muaji mars taksa e pronës që administrohet nga pushteti vendor për Tiranën do të përfshihet në faturën e ujit. Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj tha se vlera 100 lekë e parashikuar për këtë taksë do të grumbullohet nga të ardhurat e faturave të ujit.
“Do ta fusim tek fatura e ujit, se shumica e qytetarëve thonë, nuk refuzoj të paguajë taksën. Për sa kohë që kjo është një taksë e detyrueshme, me pagesë vullnetare, e cila shfaqet vetëm kur dikush shkon të marri një shërbim në bashki dhe zbulon që ka 3 vjet pa paguar taksën e pronës dhe krejt papritur shkon me 500 lekë të vjetra në xhep për të marrë një certifikatë, dhe në fakt duhet të paguajnë 120 mijë lekë se ka vite pa paguar taksën e pronës. Disa anomali të tilla i shkaktojmë nga mungesa e sensit praktik, që ne kemi në mbledhjen e faturimin e këtyre taksave, që sado modeste janë, të paktën zgjerojnë bazën.
Sot në Tiranë 7% paguhet taksa e pronës. Unë i mirëkuptoj të gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime, kërkojnë që gjërat të bëhen menjëherë. Por pyetja është: Çfarë paguajnë për këto shërbime dhe sa marrin mbrapsht nga qeveria për taksat që qytetarët dhe që rigjenerohen nga Tirana?
Sot në Tiranë kemi taksat më të ulëta të të gjithë kryeqyteteve të rajonit. Por, nuk po kërkojmë të rritet niveli i taksimit, por kërkojmë të rritet baza, niveli i kompetencave që ne kemi për të bërë diferencime brenda komuniteteve që ne menaxhojmë.
Veliaj e bëri këtë deklaratë në konferencën për ligjin mbi financat vendore të organizuar nga USAID.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.