Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, pas rishikimeve të propozimeve nga prodhuesit për paketën fiskale 2018 dhe mos marrjes në konsideratë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe pas konsultimeve të fundit të kryera me anëtarët e saj, mbi propozimet për paketën fiskale për vitin 2019, ka përgatitur propozimet e sipërmarrjes prodhuese për vitin 2019, si vijon:
1. Të rishikohet në mënyrë integrale ligji për procedurat tatimore
Pas ndërhyerjeve pothuajse çdo vit të këtij ligji, ka ardhur koha që ky ligj të rishikohet në mënyrë integrale. Të bëhet një vlerësim juridik duke marrë në konsideratë të gjithë ndryshimet e kryera ndër vite, si dhe të gjitha problematikat e marrëdhënies tatim pagues – autoritet tatimor, me qëllim shmangien e të gjthë mbivendosjeve/përplasjeve që ndodhin gjatë aplikimit të ligjit dhe udhëzimit përkatës. Ka ardhur momenti të kemi një ligj të procedurave tatimore më të thjeshtë, më të kuptueshëm nga ana e tatim paguesve, si dhe më të mirë implementueshëm nga ana e organeve tatimore.
2. Ligji Nr. 9975, 28.07.2008 “Për Taksën Kombëtare”, i ndryshuar 2.1 Nenit 2, pika 8.4 të projektligjit “Për Taksën Kombëtare”, të ndryshuar, të propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë:
Ishte: Në rastin e prodhimit brenda vendit, taksa e ambalazheve prej qelqi, mblidhet nga Administrata Tatimore sipas afateve dhe procedurave të deklarimit në këtë ligj. Administrata Tatimore monitoron dhe kontrollon lëndët e para që përdoren për prodhimin e ambalazheve të qelqit, si dhe granulatin e importuar me qëllim prodhimin e materialeve dhe ambalazheve plastike brenda vendit.
Të bëhet: Për produktet dhe ambalazhet e qelqit dhe plastikës të prodhuara brenda vendit nga riciklimi i mbetjeve të qelqit dhe plastikës, taksa të caktohet në masën 1 lekë për kg, me kusht që subjekti ta provojë këtë fakt me anë të kartës teknologjike të prodhimit.
Kjo taksë mblidhet nga administrata tatimore sipas afateve dhe procedurave të deklaruara në këtëligj.
Administrata tatimore monitoron dhe kontrrollon lëndët e para që përdoren për prodhimin e produkteve dhe ambalazheve prej qelqi dhe plastike nga procesi i riciklimit të mbetjeve që gjenerohen brenda vendit.
2.2 Ndryshimi i taksës mbi ambalazhet dhe produktet plastike
Kjo taksë sot është 100 lekë/kg + TVSH. Aplikohet për disa produkte si kapsulat që përdoren për prodhimin e shisheve plastike (kodi doganor 39235010) të ujit apo pijeve, apo kutitë plastike që përdoren për ambalazhimin e produkteve ushqimore të cilat përdoren gjerësisht edhe për produktet bujqësore si luleshtrydhe, domate, qershi, etj.
Evidentojmë që nga kjo taksë përjashtohen shumë produkte. Ndër më të rëndësishmit është granulati plastik, i cili nuk taksohet mbasi konsiderohet “lëndë e parë”.
Problemet që sjell kjo taksë me mënyrën si aplikohet:
– Taksa aplikohet vetëm për disa produkte dhe rëndon së tepërmi kostot e tyre. Konkretisht rrit me 52 % koston e kapsulave për prodhimin e shisheve. Në vendet e rajonit si Greqi, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bullgari, për këto produkte aplikohet vetëm taksë doganore në
masën 0 ÷ 6 %;
– Përjashtimi i disa artikujve nga kjo taksë bëhet shkak për evazion në treg. Kjo vjen mbasi granulati plastik (artikull i përjashtuar nga taksa) deklarohet i përdorur kryesisht për artikuj të përjashtuar nga kjo taksë (tip fletë plastike për serat), ndërkohë që është përdorur për
artikuj të taksuar që tregtohen pa faturë;
– Si pasojë e përjashtimeve dhe evazionit fiskal që ato gjenerojnë, shteti mbledh vetëm 6 ÷ 7 lekë/kg plastikë nga 100 lekë/kg që duhet të mblidhte.
Propozim
Kjo taksë të bëhet 15 lekë/kg taksa për të gjithë produktet plastike, kodi doganor 39. (këtu hyjnë edhe kapsulat kod 39235010). Ky rregullim do të sillte disa efekte pozitive:
– Do të çlironte industritë prodhuese nga një super taksë;
– Do të ulte çmimet në treg dhe do të stimulonte konsumin;
– Do të ndalonte evazionin;
– Do të arkëtonte 200 % të ardhura në arkën e shtetit.
3. Ligji Nr. 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”
3.1 Kërkojmë heqjen e akizës për lëndët e para djegëse.
3.2 Taksa e Karbonit/Taksa e Akcizës
Për shkak të ndryshimeve të fundit gjatë vitit 2012 në ligjin “Për akcizën” dhe “Për taksat kombëtare”, Shqipëria aktualisht aplikon taksat indirekte për lëndët djegëse të ngurta, në shumën 5 lekë/kg (d.m.th 2 lekë/kg për akcizën dhe 3 lekë/kg për taksën e karbonit). Këto taksa rrisin çmimin e importit të karburantit me 45% – 50%. Kjo rritje në industrinë e çimentos përkthehet një barrë e konsiderueshme në strukturën e saj të kostos, që ka një efekt prej ~ 2.5 – 3 euro kosto shtesë për ton të produktit përfundimtar, në varësi të llojit të
çimentos së prodhuar. Në tregjet ndërkombëtare tregtare kjo pengesë në kosto është e rëndësishme dhe nëse nuk hiqet do të dëmtojë shumë shpejt kapacitetin e Shqipërisë për të eksportuar çimento.
Si BE- ja dhe vendet fqinje (me përjashtim të një takse të vogël në Kosovë) nuk aplikojnë taksa indirekte mbi lëndët djegëse të cilat përdoren në industri. Produktet e energjisë dhe energjia elektrike në vendet e BE-së tatohen vetëm kur ato përdoren si lëndë djegëse për motorë apo për ngrohje dhe jo kur përdoren si lëndë e parë/lëndë djegëse në procesin e prodhimit, apo për qëllime të reduktimit kimik ose në procese elektrolitike dhe metalurgjike. (Direktiva e BE-së 2003/96 / KE, e datës 27 tetor 2003, e cila ristrukturon kuadrin ligjor të Komunitetit për tatimin e produkteve të energjisë dhe energjinë elektrike).
Sa më sipër, Taksa e Akcizës, si dhe Taksa e Karbonit, duke qenë se janë taksa indirekte, zakonisht aplikohen për produktin përfundimtar dhe si të tilla mbulohen nga konsumatori përfundimtar. Duke pasur parasysh mënyrën se si këto taksa indirekte aplikohen aktualisht në Shqipëri ato rendojnë produktin ndërmjetësues, duke prekur në këtë mënyrë prodhuesin. Përveç sa më sipër dhe në lidhje me Taksën e Akcizës, edhe mekanizmi i rimbursimit i parashikuar nga Ligji për Akcizën nuk siguron çlirimin e nevojshëm të ofruar nga kuadri ligjor i BE-së, pasi
legjislacioni evropian aplikon përjashtimin e akcizës dhe jo rimbursimin për produktet e energjisë kur ato përdoren si lëndë e parë/lëndë djegëse në procesin e prodhimit apo për qëllime të reduktimit kimik apo në proceset elektrolitike dhe metalurgjike.
]
Propozim
Heqja e Taksës së Akcizës dhe Karbonit, duke zbatuar në këtë mënyrë standardin e aplikuar në BE,
pritet të rivendosë kushte të barabarta në tregun e çimentos së Shqipërisë dhe në këtë mënyrë të
përmirësojë konkurrencën e industrisë vendase e cila është prekur në mënyrë disproporcionale nga
krizat ekonomike. Duhet të theksohet se industria vendase e çimentos i shton produktit përfundimtar
vlera lokale të konsiderueshme, kontribuon në të ardhurat tregtare të Shqipërisë me ~ 48 milionë euro
në vit dhe siguron punësim për mbi 800 punonjës të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, duke pasur parasysh ndikimin e konsiderueshëm të këtyre taksave në buxhetin e shtetit, një zgjidhje alternative është:
(i) zëvendësimi i tyre me një rritje ekuivalente në T.V.SH ose vendosjen e një takse tjetër në vend të saj, për tu aplikuar për produktin përfundimtar (çimento);
(ii) heqjen e taksës së karbonit dhe akcizës në masën e zbatueshme për eksportet që kryhen dhe vendosjen e taksave doganore ekuivalente për produktet e çimentos të importuara;
(iii) të paktën aplikimin e një skeme rimbursimi për Taksën e Karbonit në formën që aplikohet gjithashtu për Taksën e Akcizës.
4. Neni 282 i Ligjit Nr. 102/2014, datë 31.7.2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
– Kundër vendimit të autoriteteve doganore, shkelësi mund t’i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave një kërkesë ankimore brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
– Për t’i paraqitur ankesën, ankimuesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimeve të importit ose eksportit, sipas përkufizimeve të këtij titulli, si dhe të garantojë shumën e sanksioneve të aplikuara për shkeljen objekt konflikti.
Probleme që krijon ky nen:
Konsiderojmë rastin që ndodh vazhdimisht në doganë ku subjekte të rregullta ngarkohen nga autoritetet doganore me detyrime dhe sanksione (gjoba) të padrejta të cilat ata i kundërshtojnë.
Më dendur këto ankesa janë për dy shkaqe:
a) Interpretim i gabuar i kodit të artikullit nga i cili llogaritet një detyrim shtesë. Shpesh kodi është konform kodit euvropian dhe ndryshohet nga autoritetet doganore.
b) Detyrimi që lind për shkak të aplikimit jo konform të çmimeve të referencës. Shumë dendur këto detyrime apo gjoba vendosen nga kontrolle aposteriori.
– Pra, sipas Nenit 1 ankimuesi ka të drejtën të paraqesë kërkesën.
– Sipas Nenit 2 duhet të paguajë detyrimin e plotë.
Propozim
Unifikim të nenit 2 me ligjin për procedurat tatimore, pra pranimin e alternativës që ankimuesi të vendosë garanci bankare për shumën e detyrimit.
Neni 2 do të shkruhej:
Për të paraqitur ankesën, ankimuesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimeve të importit ose eksportit, ose të paraqesë një garanci Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës – Zgjatja e periudhës së shfrytëzimit për humbjet Tatimore Një nga synimet kryesore të Qeverisë Shqiptare është të tërheqë gatishmërinë e investimeve të huaja direkte (IHD) për të kryer investime Greenfield (në fushën e gjelbër). Duke pasur parasysh natyrën dhe përmasën e këtyre investimeve Greenfield, zakonisht nevojiten 3-5 vjet përpara se këto investime të fillojnë të nxjerrin fitime. Në disa raste, për shkak të kushteve të tregut, kjo periudhë mund të jetë edhe më e gjatë. Në rrethana të tilla, këto shoqëri mbledhin humbjet të cilat duhet të shfrytëzohen ndaj fitimeve në të ardhmen. Legjislacioni shqiptar, sipas Ligjit për “Tatimin mbi të Ardhurat” nr. 8438 datë 28.12.1998, i ndryshuar, parashikon që humbjet tatimore mund të barten dhe shfrytëzohen për një periudhë jo më shumë se 3 vjet.
Në referim të argumentit të lartpërmendur, kur këto Shoqëri fillojnë të nxjerrin fitime dhe duke marrë parasysh kushtet aktuale ekonomike të pandryshuara, është e qartë se dispozita përkatëse e legjislacionit shqiptar nuk i shërben qëllimit të krijimit të një ambienti tërheqës për investimet Greenfield. Përkundrazi, vendet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia, Turqia u japin Shoqërive një periudhë minimale prej 5 vjetësh për të shfrytëzuar humbjet tatimore.
Propozim
Duhet pasur parasysh fakti se vendet e BE-së, si p.sh Italia, u japin Shoqërive një periudhë të
pacaktuar kohore për shfrytëzimin e humbjeve tatimore të krijuara gjatë 3 viteve të para të investimit,
në këtë drejtim, si dhe me qëllim krijimin e një mjedisi tërheqës për investimet e huaja direkte që
kryejnë investime Greenfield, rekomandohet së tepërmi që periudha 3 vjeçare e përcaktuar në ligjin
“Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të zgjatet minimalisht 10 vjet.
6. Ligji 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
6.1 Në aneksin nr. 2 të projektligjit ku janë përcaktuar “Kategoritë minimale dhe nivelet treguese
të taksës vendore mbi pasurinë e paluajtshme truall (jo hapsirë publike)”, vihet re se vlera e
taksës së truallit për qëllime biznesit krahasuar me vlerën e taksës së truallit për qëllime
banimi nga individët është nga 35 herë – 85 herë më e lartë.
Propozim
Të barazohet vlera e taksës së truallit për qëllime biznesit me vlerën e taksës së truallit për qëllime
banimi nga individët.
6.2 Shkalla e taksës – Neni 22/2
Shkalla e taksës për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike, kërkojmë të bëhet
0.05% për veprimtaritë prodhuese.
6.3 Taksat Lokale – Taksat e Përkohshme
Ligji për Taksat Vendore (Neni 33) parashikon që Këshilli Bashkiak, kur gjykon të domosdoshme,
vendos taksa me karakter të përkohshëm, në interes të përgjithshëm të komunitetit, në territorin
brenda juridiksionit të tij. Sidoqoftë, nuk jepet asnjë specifikim tjetër në ligj lidhur me kufizimet e këtij
autoriteti, arsyetimin e domosdoshëm që duhet të mbështesë vendimin për vendosjen e këtyre
taksave, si dhe qartësimin se çfarë do të ishte e domosdoshme për komunitetin, për qëllimet e
vendosjes së këtyre taksave. Kjo e lë Këshillin Bashkiak një autoritet që tejkalon vetë ligjin dhe krijon
pasiguri.
Me qëllim garantimin e zbatimit të parimeve kushtetuese në vendosjen e Taksave, por gjithashtu për të
shmangur ekspozimin e paparashikueshëm dhe të pajustifikuar financiar të operatorëve të biznesit,
Ligji duhet të përcaktojë qartësisht dhe Këshillat Bashkiakë duhet të përcaktojnë dhe parashikojnë
qartësisht në vendimet e tyre, gjatë vendosjes së taksave të tilla të përkohshme, me arsyetimin e
mjaftueshëm mbi:
– të specifikohet kur Këshillat Bashkiake kanë të drejtë të aplikojnë këto taksa:
– nevojat përkatëse të komuniteteve për përfitimin e të cilëve aplikohen këto taksa;
– kushtet dhe kriteret për llogaritjen dhe implementimin e këtyre taksave;
Gjithashtu, këto taksa nuk duhet:
– të aplikohen më shumë se një periudhë më të gjatë se 6 muaj;
– të mos jenë më shumë të larta se 50% kundrejt taksave të vendosura nga parlamenti.
7. Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar
7.1 Neni 7
Neni 71/2 “Përdorimi i metodave alternative të vlerësimit ne rastet e veprimeve për shmangien e
tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor”, pika 1 shkronja d, propozuar nga Ministria e
Financave dhe Ekonomisë, është: evidentohen elementë të veprimeve/transaksioneve që synojnë
shmangien ose uljen e detyrimeve tatimore, për përcaktimin e detyrimit tatimor, administrata
tatimore nuk merr parasysh një veprim/transaksion apo një seri veprimesh/transaksionesh, të cilat,
duke qene se janë ndërmarrë me synim përfitimin e një avantazhi tatimor që vjen në kundërshtim
me qëllimin e ligjit, rezultojnë fiktive në bazë të te gjitha fakteve dhe rrethanave.
Propozojmë:
Kjo pikë nuk duhet të vendoset në ligjin për “Procedurat tatimore”, pasi avantazhi tatimor është e
drejtë themelore e çdo personi për ta zgjedhur.
7.2 Neni 8
Në nenin 75 “Detyrimet tatimore të paguara më tepër” shtohet pika 3 me përmbajtjen si më
poshtë:
“3. Kompensimi nga teprica kreditore i detyrimeve tatimore brenda çdo tatimi, me përjashtim të
kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, kryhet automatikisht nga sistemi
informatik”.
Propozojmë:
Kompensimi nga teprica kreditore i detyrimeve tatimore brenda çdo tatimi dhe nga tatimi në tatim,
me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, kryhet automatikisht nga
sistemi informatik”.
7.3 Neni 12
Në nenin 107 “Pagesa e detyrimit tatimor, objekt ankimi”, në fund të fjalisë në pikën 2 shtohet
shprehja me fjalët si më poshtë:
…si dhe kamatvonesat e llogaritura.”
Propozojmë:
Të mos shtohen këto fjalët.
7.4 Neni 13
Në nenin 115 “Plotësim i pasaktë i deklaratës tatimore”, në pikën “2”, shtohet në fund, fjalia me
këtë përmbajtje:
“Shumë e papaguar e detyrimit tatimor konsiderohet edhe deklarimi i pasaktë i tepricës kreditore
të TVSH-së, e cila llogaritet si diferencë e tepricës kreditore që duhej deklaruar me tepricën
kreditore të deklaruar”.
Propozojmë
Të mos shohet fjalia në pikën “2”.
7.5 Neni 14
Pas nenit 115/1 shtohet neni 115/2 me përmbatjen si më poshtë:
“Neni 115/2
Dënimet për mosnjoftimin e ndryshimeve në lidhje me ndryshimin e pronësisë
Nëse një person juridik nuk njofton administratën tatimore në lidhje me ndryshimet e pronësisë,
sipas kërkesave të nenit 27/1 “Ndryshimi i pronësisë” të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për
tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, ai person juridik është përgjegjës dhe denohet si më poshtë:
a) për shkeljen në rastin e pikës 3 të nenit të sipërpërmendur, 15 (pesëmbëdhjetë) për qind
të vlerës së tregut të aktiveve të trajtuara si me ndryshim pronësie;
Propozojmë
Të rishikohet vlera 15 (pesëmbëdhjetë) për qind në ulje pasi e dëmton rëndë sipërmarrjen.
7.6 Neni 15
Në nenin 124 “Kundërvajtjet në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin
e transaksioneve”, pas paragrafit të pikës 1 shtohet paragrafi i dytë me përmbajtjen si më poshtë:
“Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba sipas paragrafit më
lart të kësaj pike, zbritet me 30 (tridhjetë) për qind.”.
Propozojmë
“Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba sipas paragrafit më
lart të kësaj pike, zbritet në 30 (tridhjetë) për qind.”
7.7 Neni 16
Në nenin 129 “Dënimet për tatimpaguesit, që janë banka apo institucione financiare”, në fund të
shkronjës “ç”, shtohet fjalia me përmbajtjen si më poshtë:
“Në çdo rast, shuma e gjobës që zbatohet nuk mund të jetë më e madhe se shuma e kërkuar për
t’u bllokuar”.
Propozojmë
Në çdo rast, shuma e gjobës që zbatohet nuk mund të jetë më e madhe se shuma e kërkuar për
t’u bllokuar” apo sipas rastit shuma që ka lëvizur nga llogaria.
8. Heqja e taksave doganore për artikujt që janë lëndë e parë për industrinë prodhuese
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.