Është aq e vogël sa dhe e fuqishme bateria e krijuar në universitetin Illinios University te Urbana-Champaign. Prej pak milimetrash mund të ushqejë një celularë ose të ri-ndezë një makinë së cilës i ka rënë bateria.
Dhe rikarikohet menjëherë. Për ta realizuar, studiuesit kanë ridizenjuar mikrostrukturën e brendshme, duke futur një katod në rikarikim të shpejtë dhe duke zhvilluar një process të ri ndërveprimi me anodën korresponduese.
Rikarikim i shpejtë
Kështu kanë arritur të sigurojnë- kështu pretendojnë- bateri tridhjetë herë më të vogla që mund grumbullojnë energji mijëra herë më shpejtë se teknologjitë aktuale, si dh eta clirojnë me një potencë tridhjetë herë më të madhe. Përvec elektronikës së konsumit, zbulimi i ri mund të favorizojë funksionimin më të mirë të dizpozitivëve mjekësor, lazerave, sensorëve dhe të gjithë cka kërkon një burim ushqimor i shpejtë. Studiuesit tani po punojnë për të prodhuar mikrobaterinë me kosto të arsyeshme.