Bayern München, marrëveshje 5-vjeçare me Qatar Airways

22/02/2018 1:47 PM 0 komente

Bayern München ka nënshkruar një marrëveshje me Qatar Airways, e cila do të zgjasë deri në vitin 2023, duke zgjeruar marrëdhëniet e veta komerciale.

Marrëveshja me kompaninë ajrore – që do të jetë e vlefshme duke filluar nga 1 korriku – parashikon që logoja e shoqërisë ajrore të shfaqet në mëngën e fanellës së klubit bavarez. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet dhe Qatar Airways do të përfshihet në kategorinë “Platinum partner”, një nivel më i ulët krahasuar me sponsorët kryesorë të klubit ADIDAS, Telekom, Audi e Allianz.

Nga kjo marrëveshje Bayern München do të përfitojë 10 – 15 milionë euro në sezon për 5 vjet. Sponsorizimi i ri do të zëvendësojë Lufthansa, marrëveshja e së cilës përfundon në qershor. Drejtori i marketingut të klubit gjerman Andreas Jung tha për “Frankfurt Faz” që kjo marrëveshje “do të na ndihmojë të bëhemi më ndërkombëtarë”.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz