Bashkimi Europian do të ofrojë mbështetje financiare dhe teknike për Shqipërinë për reformat politike dhe ekonomike me qëllim përmbushjen e detyrime të nevojshme për anëtarësim në BE. Mbështetja e përgjithshme e paraaderimit për aktivitete të lidhura me migrimin (dy të fundit dhe të planifikuara) ka pasur një kosto prej 4.5 milionë euro (IPA I), ndërsa 3 milionë euro janë përdorur për rindërtimin e pikave të kalimit kufitar, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve për migracionin dhe trafiqet. Programi i planifikuar për vitin 2015 në kuadër të IPA II përfshin një komponent të fortë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit, i cili mbulon, ndër të tjerash edhe Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) me qëllim përmirësimin e sistemit të sigurisë kufitare ( sipas standardeve të BE-së dhe Shengen-it). Buxheti i parashikuar për vitin 2015 është 1.5 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.