Komisioni Europian bëri me dije se po siguron 266 milionë euro për një shtrirje të mbulimit të sistemit kadastral në Rumani, veçanërisht në zonat rurale, me qëllim forcimin e sigurisë juridike dhe rritjen e transparencës në lidhje me sistemin e regjistrimit të të drejtave pronësore.
Fondet vijnë nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (ERDF), tha Komisioni në një deklaratë.
“Ky projekt i Politikës së Kohezionit po mbështet njerëzit që jetojnë në zonat rurale duke i mbrojtur të drejtat e tyre pronësore. Projekti gjithashtu do të lehtësojë qasjen e pronarëve në fondet e BE-së dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të këtyre rajoneve, pasi një siguri më e madhe ligjore do të stimulojë investimet dhe do të përshpejtojë zbatimin e atyre projekteve të infrastrukturës të cilat janë vendimtare, “- tha komisioneri evropian për politikën rajonale, Corina Cretu.
Financimi i BE-së do të përdoret për regjistrimin e tokës në zonat rurale, për të skanuar dhe arkivuar regjistrat ekzistues, për të trajnuar stafin e përfshirë në këto aktivitete, për të stimuluar përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për shërbimet e regjistrimit dhe për të përmirësuar mënyrën se si është menaxhuar dhe monitoruar projekti.
*SeeNews