Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rënë dakord të zgjerojnë bashkimin e tyre doganor të vjetër prej një decade, duke forcuar edhe më tej lidhjet e tyre ekonomike. Gjatë dy viteve të fundit, Ankaraja ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do largohet nga bashkimi doganor i BE-së në qoftë se Turqia nuk do të ishte palë në Tregtinë Transatlantike dhe Partneritet për Investime me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje e re duhet ta adresojë këtë kërkesë.
Viti i ardhshëm shënon 20 vjetorin e përfshirjes së Turqisë në Bashkimin Doganor Evropian, por ajo nuk ka qenë gjithmonë një fitore e dy-anshme për Ankaranë.
Në vitin 2014, eksportet e Turqisë në BE arritën 68.5 miliard dollarë, ndërsa importet e saj arritën në vetëm nën 89 miliardë dollarë. Dhe një numër në rritje i kompanive të huaja kanë investuar gjithashtu në Turqi për të përfituar nga marrëveshja e saj me BE-në.
Por Ankaraja ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do ta pezullojë këtë marrëveshje nëse ajo përjashtohet nga Tregtia Transatlantike dhe Partneriteti për Investime apo TTIP, për të cilin po negociohet aktualisht mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.
Ministri turk për çështjet e BE-së thotë se mund t’i kushtojë vendit të tij 5 miliard dollarë humbje të drejtpërdrejta në vit.