Komisioni Evropian i dha Francës afat deri në 2017 për ta sjellë deficitin e saj buxhetor nën kufirin e imponuar të BE-së, duke i kursyer Parisit një gjobë dhe duke akorduar për të një periudhë të re dy-vjeçare lehtësimi pasi ai dështoi të rregullojë financat e saj në një afat të dytë.
Bashkë-krijuesi i euros dhe ekonomia e dytë më e madhe e BE-së, Franca ka dështuar në mënyrë të përsëritur të përmbushë premtimet për të shkurtuar deficitin e saj, duke argumentuar kundër shtysës gjermane për masat shtrënguese në një kohë papunësie të lartë dhe duke u përpjekur nën autoritetin e presidentit socialist Francois Hollande për të reduktuar shpenzimet përballë kundërshtisë dhe pakënaqësisë popullore.
Vendimi nga Komisioni, i cili vendosi gjithashtu kundër penalizimit të Italidë dhe Belgjikëd për rritjen e borxheve publike, pritej pasi zyrtarët e kishin lënë të kuptohet se vendosja e një gjobe të tillë në një shtet të fuqishëm anëtar ishte një hap shumë i madh.