Greqia ka gjasa ti kthehet rritjes ekonomike rreth mesit të vitit të ardhshëm, nëse qeveria bën përpjekje serioze për të rifituar stabilitetin financiar, tha nënpresidenti Evropian për euron Valdis Dombrovskis.
Pas viteve të recesionit, ekonomia e Greqisë filloi të rritet sërish me 0.8 për qind në vitin 2014 dhe Komisioni Evropian prêt që ajo të zgjerohet me 2.5 për qind këtë vit, por refuzimi i reformave të miratuara nga qeveria e krahut të majtë të Aleksis Cipras e zhyti vendin në recesion.
Por Greqia mund ti kthehet shumë shpejt rritjes nëse qeveria siguron stabilitetin financiar, sepse të gjitha bazat janë atje, tha Dombrovskis.
Ritmi i rritjes ekonomike do të ketë një ndikim në aftësinë e shërbimit të borxhit të Greqisë, teksa kreditorët e saj të eurozonës po shqyrtojnë lehtësimin e borxheve përmes mbulimit të kostove të shërbimit të borxhit të tij bruto në një maksimum prej 15 për qind në vit.
Dombrovskis tha se kostot neto të shërbimit të borxhit grek, të cilat përjashtojnë ndryshimin e borxhit, ishin vetëm 4 përqind të PBB-së në vit, më pak se ato të Portugalsië dhe Italisë.
Ministri i Financave të Greqisë Euklidi Tsakalotos tha të martën se pret që ekonomia të ëprballet me një recesion më të lehtë këtë vit teksa se sa supoazuan huadhënësit e saj ndërkombëtarë në hartimin e programit të ri të shpëtimit të vendit.
Ai nuk dha shifra, duke thënë vetëm se projektbuxhetit i 2016 njoftuar supozonte për një tkurrje ekonomike 2.3 për qind këtë vit pasuar nga një tkurrje prej 1.3 për qind në vitin 2016 përpara se rritja të ‘rimarrë veten’ në vitin 2017.