Bashkimi Evropian dhe SHBA kërkuan të ushtrojnë më shumë presion mbi ekonominë e lëkundur të Rusisë duke synuar industritë bankare, të energjisë dhe të mbrojtjes me sanksione në kuadër të një tjetër përpjekje për ta detyruar presidentin Vladimir Putin të tërhiqet nga Ukraina.
Qeveritë e BE-së ranë dakord dje mbi sanksionet e tyre më të ashpra në histori kundër Rusisë, që ndalojnë bankat shtetërore të shesin aksione ose obligacione në Evropë, duke kufizuar eksportin e pajisjeve për të modernizuar industrinë e naftës dhe duke ndaluar eksportin e pajisjeve për përdorim ushtarak.
Kjo u pasua disa orë më vonë me ndëshkime të SHBA kundër tre bankave ruse dhe një ndërtuesi anijesh në pronësi të shtetit, duke iu shtuar sanksioneve të shpallura dy javë më parë.
Ballafaqimi me Rusinë nuk është ‘ një luftë e re e ftohtë,’ tha presidenti i SHBA Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. ‘Çfarë është kjo, është një çështje shumë e veçantë në lidhje me mungesën e vullnetit të Rusisë për të njohur se Ukraina është në gjendje të hartojë rrugën e vet .’
Sanksionet e BE-së aktualisht ‘radhisin’ bllokun prej 28-anëtarësh me veprimet e ndërmarra nga SHBA. Me shumë vende evropiane të varura nga nafta dhe gazi natyror rus, sanksionet ‘ngurruan’ përballë luftës komerciale që mund të dëmtojë ekonominë evropiane, e cila vijon ende të lëkundë krizën e borxhit të euros.
Investitorët shfaqen të shqetësuar rreth ndikimit të sanksioneve në ekonominë 2 trilion dollarëshe të Rusisë me obligacionet e qeverisë drejtuar për humbjet e tyre më të mëdha mujore që nga maji i vitit 2009.