Qeveritë e Bashkimit Evropian iu shmangën zgjerimit te sanksioneve ekonomike kundër Kremlinit për nxitje të rebelimit në Ukrainën lindore, ndërsa ranë dakord të përfshinë në listën e zezë më shumë separatistë pro-rusë atje.
Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të zbatojnë ndalesa të mëtejshme udhëtimi dhe ngrirje të aktiveve në përgjigje të zgjedhjeve të 2 nëntorit në rajonet e Donetsk dhe Luhansk të ‘zotëruara’ nga rebelët. Emrat do të publikohen në fund të muajit.
BE-ja ka future në listën e zezë 119 rus dhe ukrainas, duke përfshirë të paktën tetë zyrtarë dhe oficerë ushtarakë nga rajonet separatiste. Sanksionet kërkojnë unanimitet mes 28 qeverive të bllokut, të cilat janë përpjekur të kapërcejnë ndarjet mbi mënyrën se si duhet trajtuar cështja e Rusisë.
Deklarata e BE-së referon se lista e zezë do të mbulojë të tjerë ‘separatistë’, duke mos qartësuar nëse mbështetësit rusë të shteteve separatiste do të jenë gjithashtu në shënjestër. Mundësia tjetër për liderët e BE-së që të marrin në shqyrtim sanksione të ashpra ekonomike do të jetë në samitin e 18-19 dhjetorit. Kryeministri Arseniy Yatsenyuk pritet që sot të takojë ministrin e jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier si dhe kryeministrin norvegjez Erna Solberg, sipas qeverisë ukrainase.