Zyra e bashkimit evropian në Kosovë ka bërë sot inaugurimin e projektit “ Mbështetja e lëvizjes së lirë të mallrave”. Me këtë rast u tha se qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me përmisimin e të bërit biznes në Kosovë dhe konkurretshmëria në tregjet ndërkombëtar duke u reduktuar pengesat për të bërë tregti.
Ky projekt arrin shumën rreth 2. 5 milionë euro, njofton Zeri.
Christof Stock, Zëvendës i zyrës ndërlidhëse në EUOK ka thënë se ky projekt për Kosovën do të jetë një arritje e madhe pasi që sipas tij, mallrat do të kenë një lëvizje të lirë si dhe do të jenë të sigurta për konsumatorin.
Ndërsa edhe Eljana Naka Sekretare e përgjithshme në Ministrinë e tregtisë ka thënë se falë këtij bashkëpunimi Kosova do të arrijë të shënojë një progres më të madh në të ardhmen.
Përfitues të drejtpërdrejt në ketë projekt do të jenë Ministria e tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Departamenti i mbrojtjes së konsumatorit dhe Departamenti i Industrisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.