Sot pritet të certifikohet grupi i parë i ekspertëve financiarë, të cilët do të realizojnë gjetjet e ilegalitetit gjatë rasteve të hetimit të krimit ekonomik dhe financiar.
Bashkimi Europian (BE) ka mbështetur institucionet e Kosovës në zhvillimin dhe përfundimin e procesit të certifikimit për ekspertët financiarë dhe të forenzikës së TI-së, të cilët do të shfrytëzohen nga prokurorët gjatë hetimit të rasteve të krimit ekonomik dhe financiar.
Ky proces ka përfshirë një numër të konsiderueshëm institucionesh, si: Policinë e Kosovës, prokurorinë, doganat, administratën tatimore, Bankën Qendrore të Kosovës, Auditorin e Përgjithshëm dhe të tjerë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.