Është puna përfundimtare: të shtunën Bashkimi Evropian do të zgjedhë një president të ri dhe shefin e politikës së jashtme. Ai nuk do akordojë për ta ndonjë pushtet të vërtetë.
Debati mbi pasardhësit e Belgjikës, Herman Van Rompuy si president dhe Britanisë, Catherine Ashton si shefi diplomacisë është fokusuar më pak në atë që BE – përfshirë nga një gjendje e e ‘sëmurë’ ekonomike dhe trazira në kufijtë e saj – dëshiron të kryejë se sa në politikën e komplikuar të brendshme të bllokut prej 28-vendesh .
Evropianët lindore e kuptojnë se, pas 10 vjetësh në BE, ata meritojnë një pozicion të lartë; socialistët mendojnë se, me një Konservator në krye të Komisionit Europian, ‘llokumi’ tjetër duhet ti takojë atyre; dhe mungesa e grave në ofertë ka ngjallur keqardhje në mbarë Evropën, advokuar me zë më të lartë nga udhëheqësit kombëtarë të cilët kanë lancuar kryesisht kandidatët meshkuj.
‘Populli i Evropës do e perceptojw këtë si një lloj loje, por ata kwrkojnw veprime konkrete në disa çështje me mw shumw peshë: krijimin e rritjes në ekonomi, krijimin e vendeve të punës, tw trajtohen pasiguritë që njerëzit ndiejnw në Europën Qendrore dhe Lindore’, deklaroi David O ‘ Leary, i cili drejton njw faqe internet ‘Evropa vendos’ tw Burson-Marsteller në Bruksel.
Sekreti i pakëndshëm është se, në një sistem të bazuar në rregulla që merr vendime të mëdha me konsensus – sikundër në krizën e euros ose sanksionet kundër Rusisë ndaj Ukrainës – njerëzit të cilët drejtojnë institucionet e BE-së në Bruksel kanë më pak ndikim se sa ata të cilët drejtojnë qeveritë kombëtare.
Ngjashëm me lojën hipotike mbi planet për 2016 të Hillari Klinton, kandidatët për postet e larta të BE-së rrallëherë vetë-deklarohen si të tillë.
Tradita ka treguar se kushdo që guxon shumë hapur për një punë nuk ka gjasa ta fitojë atë.