Bashkimi Europian ndërmorri një tjetër hap ndaj forcimit të sanksioneve kundër Rusisë teksa trupat qeveritare dhe rebelët u përleshën në përballjen më vdekjeprurëse që prej armëpushimit të shtatorit, një krizë për të cilën presidenti Vladimir Putin tha se ishte provokuar nga ana e lidershipit në Kiev.
BE-ja do ti shtojë më shumë emra gjatë kësaj jave listës së personave të cilëve i ndalohen vizat dhe ngrine active për shkak të përfshirjes së Rusisë në konflikt, referoi presidenti letuanez Andris Berzins, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së bllokut prej 28-vendesh. Putin tha për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande se ai cilëson Ukrainën si përgjegjëse për këtë përshkallëzim, sipas një deklarate të Kremlinit.
SHBA gjithashtu e ka paralajmëruar Rusinë se ajo rrezikon presione të mëtejshme ekonomike nëse nuk përmirësohet gjendja.