BE shënon deficit prej 28,4 miliardë euro në muajt janar-shkurt

22/04/2019 8:30 AM 0 komente

Importet e BE-së nga pjesa tjetër e botës janë 339,2 miliardë euro, që është një rritje prej 6,2 për qind në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2018.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2018, bilanci i tregtisë së jashtme të BE-së shënoi suficit prej 20,7 miliardë eurosh.

Tregtia mes 28 vendeve anëtare të BE-së është rritur me 3,6 për qind nga viti i kaluar dhe tani është 591,8 miliardë euro.

Në periudhën janar-shkurt, SHBA-të ishin tregu kryesor për eksportet evropiane me gjithsej 69,5 miliardë euro apo 22,4 për qind e eksportit të përgjithshëm të BE-së.

Pas SHBA-ve, tregjet tjera për eksportet evropiane ishin Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Nga ana tjetër, Kina ishte burimi kryesor për BE-në me 71,8 miliardë euro, duke përbërë 21,2 për qind të importeve të përgjithshme.

Pas Kinës radhiteshin SHBA-të, Rusia, Zvicra, Turqia dhe Norvegjia.

Në periudhën e njëjtë, bilanci i shkëmbimit tregtar i BE-së me Kinën shënoi deficitin më të madh me 37,8 miliardë euro, ndërsa suficitin më të madh me SHBA-të me 21,6 miliardë euro.

BE gjithashtu shënoi deficit tregtar prej 2,7 miliardë euro me Turqinë gjatë periudhës dymujore.

Kursi i këmbimit euro/dollar ishte 1,14 në fund të muajit shkurt në vitin 2019 dhe 1,22 në fund të muajit shkurt në vitin 2018.

/ AA Agency

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of