Përditësimi i rregullave të BE-së mbi shërbimet e pagesave do të ulë koston e faturave, duke u mundësuar lojtarëve të rinj të tregut të përdorin mjete të lëvizshme dhe online për të bërë pagesat në emër të klientit, thanë deputetët ndërsa votuan një ligj për këtë. Këto rregulla, dakorduar në mënyrë joformale nga eurodeputetët dhe ministrat majin e kaluar, gjithashtu kanë për qëllim ti bëjnë pagesat online më të sigurta, duke përcaktuar rregullat e mbrojtjes dhe përgjegjësisë për të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave në internet.
Tregu i shërbimeve të pagesave të BE –së është i fragmentuar dhe i shtrenjtë, kushton 130 milioard euro ose mbi 1% të PBB-së të BE-së në vit. Ekonomia e BE-së nuk mund ti përballojë këto shpenzime, në qoftë se ajo dëshiron të jetë konkurruese në nivel global’, tha eurodeputeti Antonio Tajani (EPP, IT), duke shtuar se ‘Kuadri i ri rregullator do të reduktojë kostot, përmirësojë sigurinë e pagesave dhe do të lehtësojë shfaqjen e lojtarëvetë rinj dhe metodave të reja të reja të pagesave në celular dhe internet ‘.
Projektligji u miratua me 578 vota kundrejt 29, dhe 52 abstenime.
Ofrues si palë e tretë do të përdoren për të reduktuar kostot e pagesës.
Një pagues që përdor një llogari online do të ketë të drejtë të përdorë softëare të pagesës, pajisje dhe aplikacione të ofruara nga një palë e tretë e autorizuar dhe pagesa do të ekzekutohet në emër të tij apo të saj nga ky ofrues.