Bashkimi Evropian kërcënoi Rusinë me sanksione të reja tregtare në qoftë se Moska nuk tërhiqet nga Ukraina, por ndasi të mprehta midis liderëve në samitin e Brukselit nuk kanë mundësuar përcaktimin e një kohe të saktë në aplikimin e tyre.
Pas konferencës së gjatë nga ana e presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko, i cili paralajmëroi ‘luftë në shkallë të plotë ‘ ishte i pashmangshme që nëse trupat ruse vazhdonin të avanconin në mbështetjen e rebelëve pro-Moskës, që udhëheqësit të mos dakordonin të dielën për të hartuar brenda një jave një listë masash të reja që pritet të godasin një sërë sektorësh.
Këshilli Evropian i bëri thirrje Rusisë ‘të tërheqë menjëherë të gjitha aktivet dhe forcat e saj ushtarake nga Ukraina’ dhe kërkoi një armëpushim. Udhëheqësit i kërkuan krahut ekzekutiv të BE-së, Komisionit, të përgatisë propozime për sanksione të reja të cilat ata do ti shqyrtojnë brenda një jave, duke përfshirë edhe masat që do të ndëshkojnë çdo person ose organ i cili ka hyrë në marrëdhënie me separatistët lindore të Ukrainës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, figura më e fuqishme e bllokut, vuri në dukje se masat do të jenë gati brenda një jave dhe tha se Putin do bënte mirë ti shmangej atyre: ‘Do të ketë vendime rreth sanksioneve të reja, nëse situate aktuale vijon të përkeqësohet.
Ajo tha se penalitetet gjason të ushtrohen në cdo sektorë të biznesit të cilët BE tashmë i ka përmendur si objektivë.
Por pyetur rreth afatit se kur BE-ja do të nisë të veprojë, kryetari samitit, Presidenti i Këshillit të BE Herman Van Rompuy, tha se: ‘Kjo varet, nga hapa të mëtejshëm në zhvillimet e situatës në terren. Nuk ka kritere të sakta, por unë mund t’ju siguroj se të gjithë duhet të jenë të sigurt se ne na duhet të lëvizim shpejt. ‘