Teksa Silicon Valley përpiqet të gjejë talente, universitetet përpiqen të ruajnë ‘yjet’ e tyre
Që një program kompjuterik mund të mundë vazhdimisht kampionin e botës në Go, një lojë komplekse, përbën një goditje shteti për fushën e lëvizjes së shpejtë të inteligjencës artificiale (AI). Megjithatë, një tjetër lojë e rrezikshme po zhvillohet në prapaskenë, teksa firmat po konkurrojnë të punësojnë ekspertët më të zgjuar AI (IA-inteligjenca artificiale). Gjigantët e teknologjisë, përfshirë Google, Facebook, Microsoft dhe Baidu, janë në garë për të zgjeruar aktivitetet e tyre IA. Vitin e kaluar, ata shpenzuan rreth 8.5 miliardë dollarë në kërkim, marrëveshje dhe punësim, thotë Quid, një firmë të dhënash. Kjo ishte katërfishi i shifrës së shpenzuar në vitin 2010.
Në të kaluarën, universitetet kanë punësuar ekspertët më të mirë në botë për IA. Tashmë firmat e teknologjisë po ‘plaçkisin’ departamentet e robotikës dhe ‘machine learning’ (ku kompjuterët mësojnë nga vetë të dhënat) për fakultetin dhe studentët më të mirë, duke i joshur ata me paga të mëdha të ngjashme me ato të atletëve profesionistë.
Vitin e kaluar Uber, një firmë taksish, rekrutoi 40 nga 140 punonjës të Qendrës Kombëtare të Inxhinierisë Robotike në Universitetin Carnegie Mellon dhe ngriti një njësi për të punuar për makinat me vetëngarje.
Kjo tërhoqi shumë vëmendje për shkak se Uber kishte premtuar të financonte kërkimin në qendër përpara se të vendoste që në vend të kësaj të shkurtonte stafin e saj. Firma të tjera e kërkojnë më qetë talentin, por po me aq këmbëngulje. Migrimi drejt sektorit privat frikëson shumë akademikë. “Unë nuk mund të mbaj as studentët e mi të diplomimit”, thotë Pedro Domingos, një profesor në Universitetin e Uashingtonit i cili jep leksione në ‘machine learning’ (merret me ndërtimin dhe studimin e sistemeve që mund të mësojnë nga të dhënat) dhe që ka pasur edhe vetë oferta pune nga firmat e teknologjisë. “Kompanitë po përpiqen t’i punësojnë ata shumë më parë se të diplomohen”.
Ekspertët në ‘machine learning’ janë më të kërkuarit. Firmat e mëdha të teknologjisë i përdorin ata në shumë aktivitete, duke filluar nga detyrat themelore të tilla si filtrimi i email-eve të padëshiruar dhe shënjestrimin e reklamave më të mira online, deri te përpjekjet futuristike të tilla si makinat me vetëngarje ose skanimin e imazheve për të identifikuar sëmundjen. Teksa gjigantët e teknologjisë influencojnë karakteristika të tilla si teknologjia virtuale e asistimit personal, për t’i ndihmuar përdoruesit të organizojnë jetën e tyre, ose mjete për të lehtësuar kërkimin përmes fotografive, ata mbështeten në përparimet e ‘machine learning’.
Investimet e firmave të teknologjisë në këtë fushë ndihmojnë për të shpjeguar se si një mbledhje dikur misterioze akademike, Conference on Neural Information Processing Systems (Konferenca mbi sistemin e procesimit të informacionit nervor), mbajtur në dhjetor çdo vit në Kanada, është bërë Davos i IA-së. Pjesëmarrësit shkojnë për të mësuar, për t’u njohur dhe për t’u gjuajtur nga shefat në kërkim të talenteve. Pjesëmarrja është trefishuar që nga viti 2010, duke arritur në 3,800 vitin e kaluar.
Nuk ekzistojnë statistika të besueshme për të treguar se sa janë akademikët të cilët po bashkohen me kompanitë e teknologjisë. Por ekzistojnë indikacione. Në fushën e “të mësuarit të thellë”, ku kompjuterët nxjerrin njohuri nga grupe të mëdha të dhënash duke përdorur metoda të ngjashme me rrjetet nervore të trurit të njeriut, pjesa e letrave të shkruara nga autorë me disa përkatësi të korporatave është rritur ndjeshëm.
Firmat e teknologjisë nuk kanë kushtuar dhe përdorur gjithmonë vëmendje dhe burime të tilla për ekspertët IA. Kjo fushë është injoruar në masë të madhe dhe nuk janë ofruar fonde të mjaftueshme gjatë ‘dimrit IA’ të viteve 1980 dhe 1990, kur qasjet në modë ndaj IA-së dështuan të përmbushin premtimin e tyre të hershëm. Bumi i pranishëm i ‘machine learning’ filloi me zell, kur Google nisi të bëjë marrëveshje të fokusuara në IA. Në vitin 2014, për shembull, ai bleu DeepMind, biznesin e sapolindur pas fitores së kompjuterit në Go, nga hulumtuesit në Londër.
Çmimi thuhet të ketë variuar në rreth 600 milionë dollarë. Rreth Facebook-ut të atëhershëm, i cili shpresonte gjithashtu të blinte DeepMind, filloi një laborator i fokusuar mbi inteligjencën artificiale dhe për ta drejtuar atë, u punësua nga Universiteti i Nju Jork akademiku Yann LeCun.
Firmat u ofrojnë akademikëve mundësinë për t’i parë idetë e tyre të arrijnë me shpejtësi tregjet, të cilat pëlqehen nga shumë. Punët e sektorit privat munden gjithashtu t’i çlirojnë akademikët nga pasiguria e sigurimit të granteve kërkimore. Andrew Ng, i cili drejton hulumtimin IA për gjigantin kinez të internetit Baidu dhe që dikur jepte leksione me kohë të plotë në Stanford, thotë se firmat e teknologjisë ofrojnë dy gjëra veçanërisht tepër tërheqëse: pushtet kompjuterik dhe grupe të mëdha të dhënash. Të dyja janë thelbësore për të mësuar ‘machine learning’ modern.
E gjithë kjo është për mirë, por përpjekja e punësimit mund të imponojë kosto. Së pari, universitetet, të paaftë për të ofruar paga konkurruese, do të dëmtohen nëse shumë mendje të ndritshme ose joshen në mënyrë të vazhdueshme ose shpërqendrohen nga salla e leksioneve nga angazhimet ndaj firmave të teknologjisë. Vende të tëra ka gjithashtu të ngjarë të vuajnë nga kjo. Shumica e firmave të mëdha të teknologjisë kanë selitë e tyre në Amerikë; vende si Kanadaja, universitetet e së cilës kanë qenë në ballë të zhvillimit IA, mund të përballen me pak përfitime nëse stafi më i përgatitur i tyre zhduket drejt firmave jashtë kufijve, thotë Ajay Agrawal, profesor në Universitetin e Torontos.
Një tjetër rrezik është nëse ekspertiza në IA përqendrohet në mënyrë disproporcionale në pak firma. Kompanitë e teknologjisë i bëjnë publike disa nga hulumtimet e tyre përmes burimeve të hapura. Ato gjithashtu u premtojnë punonjësve se ata mund të shkruajnë raporte. Megjithatë në praktikë, ka shumë gjetje fitimprurëse që nuk janë ndarë. Disa shqetësohen se Google, kompania lider në këtë fushë, mund të krijojë diçka të afërt me një monopol intelektual.
Anthony Goldbloom i Kaggle, i cili drejton konkurset e të dhënave shkencore të cilat kanë rezultuar në punësimin e akademikëve premtues nga firma, krahason parësinë e Google në IA ndaj përqendrimit të shkencëtarëve të talentuar, të cilët punuan në Projektin Manhatan, i cili prodhoi bombën bërthamore të Amerikës.
Gati për të korrat?
Kërcënimi i çdo firme të vetme që ka shumë ndikim mbi të ardhmen e IA –së ka nxitur disa nga bosët e teknologjisë, përfshirë Elon Musk e Tesla, të zotohen në dhjetor se do të shpenzojnë mbi 1 miliard dollarë në një iniciativë jofitimprurëse, OpenAI, e cila do ta bëjë hulumtimin e saj publik. Ajo është menduar të kombinojë fokusin e hulumtimit të një universiteti me aspiratat e botës reale të një kompanie. Ajo shpreson të tërheqë kërkuesit për të prodhuar zbulime dhe dokumente origjinale.
Nëse firmat e teknologjisë së lartë, dhe jo universitetet, janë të pozicionuara mirë për të ofruar progresin e përgjithshëm në IA mbetet ende për t’u diskutuar. Andrew Moore, dekan i departamentit të shkencave kompjuterike në universitetin Carnegie Mellon, shqetësohet në lidhje me potencialin e problemit të një investimi që pret fitime të mira: që universitetet një ditë mund të shfaqin mungesë të stafit të mjaftueshëm për të prodhuar studiues në të ardhmen. Me më pak njerëz në dispozicion për të kryer hulumtime të pastra akademike, shkëmbimi i hapur i ideve apo puna në projekte që zgjasin me dekada, progresi ka të ngjarë të ‘rrëgjohen’.
Por rreziqe të tilla nuk do të materializohen domosdoshmërisht. Paratë shtesë në dispozicion në IA i ‘kanë ngacmuar’ studentët e rinj të hynë në këtë fushë. Dhe firmat e teknologjisë mund të ndihmojnë edhe më shumë për të zhvilluar dhe për të zëvendësuar talentin, për shembull duke vlerësuar më shumë në rangun e profesorit dhe duke ofruar më shumë grante për kërkuesit. Firmat e teknologjisë e disponojnë cash-in dhe motivimin për ta bërë këtë.
Në Silicon Valley është talenti dhe jo paratë, burimi më i rrallë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.